Zoti na ruajtë mendjen e kresë!

June 24, 2014 15:09

Zoti na ruajtë mendjen e kresë!

“Ta hash pension me shëndet dhe më vjen mirë që e mbylle me nder, se helbete njerëz jemi dhe jeta s’dihet se me çfarë fati na jep…”. Këto ishin fjalët që njeri prej miqve të mi, uronte shokun për daljen në pension.
– Të faleminderit për pjesën e parë të urimit!, i tha. Se sa për mbylljen me nder s’mburrem dot. E mbyll me nder apo e mbyll me turp, historia të shkruhet mbasi largohesh nga kjo botë. Por zoti na ruajtë mendjen. Se lajthitjet mbas kësaj moshe s’janë çudi…
– Se ja, vazhdoj më pas ai, ç’mund t’i thuash një 70- vjeçari si Sali Berisha? Me 23 vjet në politikë ai ka qenë konstant. Sjellja e tij përveçse e ashpër ka qenë dhe tepër vulgare. Kjo s’ka të bëjë me lajthitjen, kjo ka të bëjë me formimin e tij dhe formimin bazë ti e ke të qartë ku e merr. Njeriu që kur lind, me apo pa dëshirën e tij bëhet pjesë e historisë. Bëhet pjesë e historisë familjare, e një grupi shoqëror apo e një kombi, kjo varet nga zgjedhja që ti bën, por edhe nga mundësitë dhe shanset që jeta të vë përpara. Berishës koha, momenti historik, ja dha një shans të tillë. Për meritë të tijën apo të dikujt tjetër, ai e shfrytëzoi këtë shans. Por çfarë shkruajti?
Për mua një histori turpi, një histori shkatërrimesh, një histori dhimbjesh, një histori ku shqiptarëve u deformoi ndjenjën dhe vetëdijen kombëtare, një histori ku nuk mungoi as gjaku i derdhur. Mos harro vitin e mbrapsht 1997. Ai s’ka qenë politikan, por një misioner i së keqes. Për mua pasuria më e madhe është emri i mirë që lëmë pas, që kur t’i kalojnë pranë varrit të thonë: “Ja varri i atij, ta pështyjmë?” apo: “U prehtë në paqe!” dhe t’i vendosin një lule përsipër. Në rastin e Berishës, ai nuk e meriton këtë pjesë të dytë të fjalisë. Tani ai s’ka më kohë për t’u korrigjuar.

Letër e nënshkruar
Krenar Cani, Vlorë

June 24, 2014 15:09
Komento

1 Koment

  1. Mark uk June 25, 13:55

    Sa jeni perpara Berishes se edhe ti paske shkuar per lesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*