Zv.ambasadori i SHBA: Do iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar

October 25, 2018 20:59

Zv.ambasadori i SHBA: Do iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar

Gjatë fjalës së tij në një aktivitet në Fakultetin e Drejtësisë,  zv.ambasadori i SHBA në Tiranë Daniel Koski ka thënë se SHBA do vazhdojë të mbështesë shtetin ligjor në Shqipëri. Ai u shpreh gjithashtu se SHBA do të vazhdojë t’iu refuzojë vizat zyrtarëve të korruptuar.

“Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin. Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë.”- tha Daniel Koski ndër të tjera.

 

Fjala e plotë e zv.ambasadorit në detyrë:

Është nder që jam sot me ju. Në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i përgëzoj të gjithë të diplomuarit e sotëm për arritjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju uroj të gjithëve shumë suksese!

Shpresoj të flas shkurt, prandaj më lejoni të ndaj tri mesazhe të thjeshta me ju:

Së pari, arsimimi juaj vjen me shumë përgjegjësi. Jo të gjithë ju do ta praktikoni jurisprudencën. Por, të gjithë keni përgjegjësinë t’i shërbeni profesionit tuaj me nder.  Si dhe, të gjithë keni përgjegjësinë ta përdorni arsimimin tuaj për të bërë më mirë dhe për të qenë më mirë. Nuk ka justifikime.

Për juristët e ardhshëm këtu: ju keni përgjegjësinë të kontribuoni për një sistem drejtësie që mban premtimin e bërë për drejtësi dhe paanshmëri për të gjithë shqiptarët. Udhëhiqni me nder dhe integritet. Jini të moralshëm, dhe të drejtë, dhe të ndershëm, dhe etikë. Refuzojeni korrupsionin në të gjitha format e tij. Kjo është mundësia juaj për të udhëhequr drejt të mirës më të madhe. Bëhuni drejtues që brezat e ardhshëm të Shqipërisë mund ta respektojnë.

Mesazhi numër dy, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin. Amerika do të qëndrojë krah çdo personi që angazhohet për ndërtimin e një Shqipërie që është e drejtë dhe e lirë – për të gjithë shqiptarët.  Pavarësisht profesioneve tuaja apo politikave tuaja.  Nëse qëndroni për drejtësinë, ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të qëndrojmë krah jush. Për të gjithë ata që do të bëhen juristë, Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin gjithmonë për aq kohë sa kontribuoni për një sistem gjyqësor transparent, të ndershëm dhe etik. Përkushtimi ynë ndaj këtyre parimeve dhe atyre që i mbrojnë ato, nuk do të lëkundet dhe nuk do të dobësohet kurrë.  Jua premtojmë këtë!

Mesazhi i tretë, vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme.  Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un.

Gjithashtu, do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion që fjalët tona të mbështeten me veprime. Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin.  Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë. Sërish ju përgëzoj për arritjet tuaja. Tani është koha juaj ta drejtoni vendin tuaj të shkëlqyer me nder dhe integritet. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin.

 

v,l/ Dita

October 25, 2018 20:59
Komento

8 Komente

  1. Aty October 25, 21:28

    Jo vetem America por edhe kurva plak europeo duhet tju refuzoje hyrjen ne shtetet e BE.Keshtu do rrine si delja e zeze,ATA che familjaret e tyre.

    Reply to this comment
  2. experimentuan me sozite e Frankenstein-it ne Shqiperi per 28-vjet ,sot i refuzojn Vizat !!!!!!!!!!! October 25, 22:38

    hahahhahaa

    tallja e sumatrices me Shqiperine ka kaluar ne nji tjeter faze injoruese .
    (ich könnte tot lachen !)

    Reply to this comment
  3. Lili October 25, 23:48

    Jo jo,pritni edhe pak per te hapur syte!!!!
    Qe sa na tregoni keso perralla? Faktori kryesor per korruption e keqqeverisjen qe kemi eshte ambasada amerikane qe na sponsorizon burr shteti ma te korruptuarit..
    Who believes you now?

    Reply to this comment
    • korçari October 26, 12:25

      Rrofte aleanca e Madhe midis USA-Shqiperi pasi eshte jetike per shqiptaret ku ky Aleat i Madh po ben te mundur futjen e shtetit shqiptar ne shinat e nje shteti ligjor.Vetingun dhe ne plotike do t’a beje SPAK pra drejtesia dhe se Luli ka pritur shume kohe per t’a nxjerre kete xhevair se politikanet do te pastrohen vete,po rrethi po zvogelohet per sharlatanet,zuzaret,hajdutet (dhe ata me nje çizme)tradhetaret apo antishqiptaret.ZOTI e bekofte USA dhe Shqiperine.

      Reply to this comment
  4. MH October 26, 01:40

    Per te korruptuarit Shqiperia te cdo ngjyre partie apo politike te behet paraburgim qe te mos ikin ne drejtim te paditun nga vendi.Ndersa burgun ta bajne ne kavalishencen e bjeshkve te Recit Shkoder.E vetmja mundesi per keto te ndyre duhet te kontribojne Amerika dhe BE.

    Reply to this comment
  5. Adih October 26, 02:29

    I nderuar Zoti zv amb Daniel.
    Ju falendorojme me gjithe zemer ne te gjithe qytetaret e ndershem Shqiptare ,per ndihmen e Amerikes ,qe po na jep ,per formimin e shtetit ligjor ne Shqiperi ,qe eshte me se i domosdoshem . Citoni qe nuk do i japim viza te korruptuareve zyrtare Shqiptare ,kurse une do ju rekomondoja Min te brendeshem ,te mos i lejoje te dalin jasht teritorit shqiptar ,deri sa te formohet SPAK,dhe te vrapojne ne parlament dhe mos e bojkotojne parlamentin , te gjithe keta te korruptuar, se si duken bathet ,keta do kerkojne azil politik ne Rusi ose ne Turqi. Por do ju keshilloja ketyre zyrtareve te korruptuar ,me te sigurte jane te kerkojne Azil Poltik tek KIMI ne KORENE e VERIUT . Ja garantoj se KIMI do ja u beje letrat e punes .

    Ju falenderojme toti Zv amb .

    Zoti e bekofte Ameriken dhe popullin Amerikan….

    Reply to this comment
  6. dashamires October 26, 13:18

    PO mire, ky zv/ambasadori a çfare eshte, perse thote do tu refuzojme vizat te korruptuarve dhe megjithese Lulezim bashen e kane ne hetim ne SHBA per 600 e ca mije dollare, ky nuk ja refuzon vizen? Apo ka dy standarte, nje per njerezit e thjeshte dhe nje per rrypat!

    Reply to this comment
  7. Viron Xhavara October 26, 14:20

    Zoti Ambasador ;Une do te bej nje komente te shkurter,pa qene i sigurte se, do te botohet apo jo .Nuk iam dakorte, kur ju thoni zyrtareve te korruptuar, do tju refuzohet viza,por duhet te thoni ,mafjozeve ,qe kane mare peng, shqiperine dhe shqiptaret ,qe, po i shqyejne, dhe po i shqepin per dite ,qe prej 28 vjetesh,ne syte e te gjithe botes.Keta mafjoze vazhdojne prej nje kohe te gjate ti mbajne ne kurth shqiptaret,sepse keta,kane nje talent te jashtezakonshem,qe te vazhdojne me tej ,pasi, disa nderkombetare ne Bruksel ,i kane paguar dhe i pagojne ,ndersa disa nderkombetare te tjere i kane hutuar, dhe vazhdojne ti hutojne.E bera kete koment te shkurter ,sepse une e kam hequr ne kurrizin tim me dy probleme qe kam pasur,dhe ku kam dalluar ,qe mafja shtet, qe ka qene dhe eshte ne shqiperi ,eshte shume e forte,dhe shume e zgjuar,dhe kjo dallohet qarte,kur kjo vazhdon te jetoje kaq gjate,dhe, duke e mbyllur do te thoshja qe ,nuk kemi degjuar dhe lexuar ndonjehere ne historite boterore , kemi pare neper kinema, filma me mafje ,por asnjhere nuk kemi degjuar dhe pare qe ,i gjithe shteti te jete mafie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*