Pak para largimit, ja çfarë thotë zv. Ambasadori amerikan për Shqipërinë

August 17, 2018 20:46

Pak para largimit, ja çfarë thotë zv. Ambasadori amerikan për Shqipërinë

Pas përfundimit të mandatit, zv.ambasadori amerikan në Tiranë David Muniz largohet nga Shqipëria me fjalë premtuese. Në mesazhin e tij të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, Muniz thotë se ka besuar që në fillim të marrjes së detyrës se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur dhe mendimi i tij nuk ndryshon.

Kam besuar gjithnjë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur, edhe sapo mbërrita këtu tre vjet më parë unë dhe bashkëshortja ime menduam të njëjtën gjë, ky vend na mahniti me mrekullinë e tij. Dhe që atëherë, asnjë nuk e ka ndryshuar mendimin tim, dhe sot besoj akoma më shumë sesa kur mbërrita për herë të parë, që ky vend ka një të ardhme shumë të ndritur”, thekson Muniz.

Zv/ambasadori Muniz shprehet ndër të tjera se: “Ju keni shumë përparësi, jeni aq të bekuar. Keni klimë të mrekullueshme, natyrë të mrekullueshme, keni aq shumë burime që mund të zhvillohen, keni njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, që e shprehin veten në mënyrë krijuese dhe tregojnë aftësitë të cilat unë mendoj se do e bëjnë këtë vend një parajsë të vogël këtu në Adriatik. Mezi pres që në të ardhmen të rikthehem dhe të shoh të gjithë zhvillimet dhe të gjitha gjërat që do të ndodhin, sepse çdokush e di që ky vend do të bëhet i mrekullueshëm. Si shqiptarë, kjo është në dorën tuaj për tu bërë e mundur dhe mendoj se shqiptarët po e kuptojnë se ata mund ta arrijnë këtë gjë dhe unë mendoj se do ia dalin dhe vërtet mezi pres ta shoh të realizuar”.

o.j/dita

August 17, 2018 20:46
Komento

4 Komente

  1. Koqa August 17, 22:01

    Po po z.zvamasador aty prit se kur te vijshe heren tjeter shqiperia do jete mrekulli:)

    Reply to this comment
  2. Dani August 18, 03:15

    Faleminderit Zoteri

    Reply to this comment
  3. Askushi August 18, 10:30

    Shpresojme qe gjendja aktuale te mos zgjasi per shume. Dhe brenda nje 5 vjecari te shohim ndryshime me te thella dhe ndonje politikan ne burg.

    Reply to this comment
  4. hartim nga nje nxenesh i ...fillores August 18, 12:31

    bo bo; cfar monstruozitetesh ; e ardhme e shkelqyer, vend i bekuar, klime e mrekullueshme…dhe NJEREZ, po kaq….te MREKULLUESHEM .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*