Zv.Kryeministrja Mandija: Prokuroria të hetojë Elez Gjozën

June 9, 2017 15:49

Zv.Kryeministrja Mandija: Prokuroria të hetojë Elez Gjozën

 

Zv.Kryeministrja Ledina Mandija i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të zhvillojë sa më parë një hetim të plotë në lidhje me kallëzimin e Policisë së Shtetit për Administratorin e Njësisë Bashkiake Nr.2, Elez Gjoza.

I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë një hetim të plotë, të drejtë dhe të shpejtë të rastit si dhe do të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar  në lidhje me procedurat e filluara  nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zv.Kryeministrja.

Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj administratorit Gjoza, i cili akuzohet se ka konsumuar veprën penale të “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, me regjistrimin 70 persona ne mënyre fiktive, sikur ishin pjesë e banesës se tij me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit  të këtij viti.

June 9, 2017 15:49
Komento

3 Komente

  1. Seat June 9, 17:04

    pse e keni ndryshaur deklraten e zvendeskryeministres mbasi ajo e ka shkruar per zgjehdjet e 25 majit e per zgjehdjet e 25 qershoirt, ja se me cilet do vij republika e re e saliut te vjeter

    Reply to this comment
  2. alfons June 9, 17:23

    SHume mire ka bere ,detyren ka bere.L.S.I.dihet nga mbare shqiptaret se me manovra te tilla ariti te beje 16deputete duke i vene kushte te dy mazhorancave ti jepnin thelat qe kjo force kerkonte dhe te zgjidhte vete!Likja si mjeshter i ketyre puneve kerkonte hipotekat ,postat,doganat ,bujqesine, dhe energjine !Ne fund te mandatit kritikonte qeverine per mos mbajtje premtimesh gjithmon me dashuri dhe butesi(qengji i “bute”moli te dy nenat)dhe me absurdja del pa pike turpi ne koference shtypi ti mbushe mendjen me llogje kavaje medjave dhe shqiptarve ndoshta ndoshta dhe presion prekurorise!JO ZOTRINJ TE LESH LISHE FAKTET DORZONI ATJE KU DUHEN VETEM ME TA KENI PUNE GJYQIN E BEJNE ATA DHE AS MEDJAT AS POPULLI SESHT NEVOJA TE NA TREGONI PRALLA KUR ME DREJTORET TUAJ NA ERDHI SHPIRTI NE MAJE TE HUNDES KA 8VJETJU BETE LIGJIN TANI PIRDHUNI APO MENDONI LIKJA PRESIDENT MONIKA KRYE PARLAMENTARE VASILI KRYEMINISTER KJO NUK DO NDODHE KURE MUNDESITE DO KRIJOHEN QE DHE PRESIDEND QE TE VUNE NJE DIT DO JAPISH DOREHEQJE

    Reply to this comment
  3. Xha Braho June 9, 17:40

    Elez Gjoza ky vulg i Lesh e Lise meriton hekurrat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*