Zv.ministrja e Brendshme, në Korçë: Vettingu, formularët brenda 5 majit, pa kosto shtesë

April 27, 2018 17:03

Zv.ministrja e Brendshme, në Korçë: Vettingu, formularët brenda 5 majit, pa kosto shtesë

 

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko ka qenë në qytetin e Korçës për inspektimin e Drejtorisë vendore, komisariatet, si dhe punën parapërgatitore për Forumin Qytetar të Sigurisë Publike, i cili do të zhvillohet më 30 prill në qytetin juglindor.

Zv.ministrja u takua me kreun e Bashkisë dhe me prefektin e Qarkut, duke diskutuar me ta mbi fushën e sigurisë.

Sa i përket vettingut në polici, zonja Kuko ritheksoi afatin përfundimtar të dorëzimit të formularit të vettingut, më 5 maj, një dokument vetëdeklarimi që nuk ka nevojë për dokumente shtesë.

“Dje është bërë mbledhja e parë për përzgjedhjen e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit kalimtar të Vettingut, mbledhja konstituese e tij dhe vendimi i parë ishte shpallja e kandidaturave për Komisionin e Jashtëm dhe Sekretariatin Teknik. Kandidaturat do të jenë të hapura për aplikime deri në 15 ditë nga shpallja e tyre, ndërsa ritheksoj se afati përfundimtar për dorëzimin e formularit të vettingut është data 5 maj. Dua të ritheksoj gjithashtu se formulari është vetëdeklarim. Nuk ka nevojë të shoqërohet nga asnjë dokument shtesë. Formulari nuk është i komplikuar, por duhet të plotësohet siç e përmban ligji dhe është një detyrim ligjor. Ai nuk ka kosto financiare, pasi nuk ka nevojë të shoqërohet nga asnjë dokumentacion shtesë”, tha Romina Kuko.

E pyetur për pretendimet e ngritura nga Sindikata, zv.ministrja tha se, “nuk ka asnjë kosto dhe se afati është një afat ligjor”.

Deri tani ka pasur dorëheqje nga Policia e Shtetit, por motivacioni i tyre nuk është bazuar nëse ka qenë për shkak të vettingut ose jo.

l.h/ dita

April 27, 2018 17:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*