Zvarriten seancat gjyqësore për çështjen “CEZ”, jo vetëm nga palët e procesit

June 13, 2018 16:08

Zvarriten seancat gjyqësore për çështjen “CEZ”, jo vetëm nga palët e procesit

Transferimi i prokurorëve ka bërë që seanca e radhës ndaj dy ish-drejtuesve të CEZ në vendin tonë, Josef Heisek dhe Jan Ivan, të dështojë.

Çështja e CEZ-it ka tre muaj që nuk zhvillohet në asnjë seancë gjyqësore, e megjithatë, kjo zvarritje duket se nuk është vetëm neglizhencë e prokurorit dhe avokatit mbrojtës, të cilët rezultojnë se mungojnë.

Nga njëra anë janë mbi 5 milionë euro, vlera e mashtrimit të dy ish-drejtuesve çekë të CEZ, dhe nga ana tjetër është marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ.

Kjo marrëveshje përcakton pikërisht përjashtimin nga ndekja penale të ish-drejtuesve të lartë të CEZ-it në vendin tonë.

Dhe në rast të dënimit nga Gjykata e Tiranës të Jan Ivanit dhe Josef Heisekut, ky vendim mund të përdoret nga të pandehurit si dëshmi e prishjes së marrëveshjes, që përkthehet ndryshe në disa qindra milionë euro.

Ndoshta për këtë arsye po zvarritet procesi, duke munguar herë prokurori dhe herë avokati mbrojtës.

s.a/dita

June 13, 2018 16:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*