Zvetënimi i Njeriut

July 14, 2017 13:48

Zvetënimi i Njeriut

“Sjellja etike e njeriut duhet të bazohet në simpatinë, edukimin dhe lidhjet shoqërore”            Albert Ajnshtajn

Nga Viktor Malaj

Në vorbullën e ngjarjeve dhe problemeve që karakterizojnë shoqërinë shqiptare, ashtu si çdo shoqëri tjetër njerëzore, më tepër bien në sy dhe diskutohen problemet e ekonomisë dhe politikës ndërsa qëndrojnë në hije disa fenomene dhe probleme madhore shoqërore dhe morale.

Përparësia që u jepet çështjeve ekonomike dhe politike bën që këto të ndryshohen dhe përmirësohen më shpejt. Problemet shoqërore dhe morale të mbetura në hije kërkojnë një kohë edhe më të gjatë për t’u ndrequr, nëse mund të ndreqen ndopak.

Përpara disa muajve shtypi shqiptar njoftoi se, nga një sondazh i bërë nga institucione të besueshme evropiane, rezultonte se shqiptarët ishin njerëzit që ndiheshin më të vetmuar, pa përkrahje dhe solidaritet shoqëror. Përveç se i dëmshëm ky fenomen është edhe shumë domethënës sepse flet për njollosje në moralin e shoqërisë.

Një popull, një pjesë e të cilit jeton ende me ndjenjat fisnore e krahinore, një popull që deri dje, ndonëse i varfër, shquhej për lidhje dhe marrëdhënie të ngrohta e të qëndrueshme brenda fisit, lagjes apo kolektivit të punës, sot paraqitet i ftohtë, i tjetërsuar, me fare pak respekt, ngrohtësi dhe përkrahje për njëri-tjetrin. Ndërsa smira, mendjemadhësia dhe mospërfillja, sidomos ndaj të varfërve dhe të pamundurve, shfaqen kudo të shpenguara.

Analiza e këtij fenomeni të dëmshëm moralisht dhe kombëtarisht do të ishte shumë e gjatë, por besoj se ajo nuk do të gjente shkaqe të tjera veç këtyre që duken e preken rëndomë: rendja pas pasurimit material, ngritja në kult e vlerave materiale dhe përqeshja, nënvlerësimi dhe braktisja e vlerave morale; rendja me revan pas individuales dhe indiferenca, në mos neveria, ndaj asaj që i përket gjithë shoqërisë; keqqeverisjet dhe ndërlikimet e shkaktuara me problemet e pronësisë; degradimi i procesit mësimor, duke i dhënë atij natyrë thjesht teknike dhe komerciale, si dhe gatishmëria dhe lehtësia e përvetësimit të çdo gjëje negative dhe të zvetënuar të botës perëndimore. Janë këto disa nga shkaqet e katandisjes tonë në gjendjen ku jemi.

Këto ditë qarkulloi në media një video që tregonte se si një burrë rreth të gjashtëdhjetave ishte duke ecur në rrugët e qytetit të Gjilanit në Kosovë. Pasi ecën duke u lëkundur për pak sekonda, rrëzohet pranë një kamioni të parkuar në anë të rrugës dhe mbetet i shtrirë dhe pa lëvizur. Një djalë i ri që kalon aty pranë tmerrohet dhe fillon t’iu kërkojë  ndihmë drejtuesve të automjeteve që po kalonin atypari.

Drejtuesit e automjeteve ulnin shpejtësinë, pyesnin të riun çfarë kishte dhe, megjithëse viheshin në dieni për një njeri të shtrirë përdhe që po jepte shpirt pak metra larg tyre, i jepnin gaz makinës dhe largoheshin të pamerakosur. As denjuan të zbrisnin nga makinat, as të ndihmonin njeriun e shtrirë dhe as të telefononin policinë apo ndihmën e shpejtë.

Për ta nuk kishte ndodhur ndonjë gjë që ia vlente të ndërprisje udhëtimin. ” Nuk kam kohë se jam tu shkue me i çue kerrin ( makinën ) pronarit….. Jam me ngut se kam lanë takim me nji vashë…. Më duhet me shkue shpejt se i kam punëtorët vetëm tek pallati që po ndërtoj dhe nuk iu zë besë….E ç’ka me t’thanë vllaj ty, qysh mundem me u nalë un nitash …? “. Këto mund të jenë disa nga mendimet dhe reagimet e atyre individëve pa karakter dhe antinjerëzorë për të cilët shpëtimi i një jete njerëzore në rrugë nuk është asgjë krahasuar me ” punët ” e tyre të mëdha. Qytetari i rrëzuar në asfalt dha shpirt pas pak minutave. Një njeri më pak fizikisht por me qindra njerëz të tjerë më pak shpirtërisht dhe moralisht. ” Derrat e kënaqur ” po shtohen përditë dhe ” Sokratët e vuajtur ” janë një rracë në zhdukje e sipër.

Njëri nga rezultatet e zvetënimit tonë moral dhe zvogëlimit të përgjegjësisë shoqërore është numri alarmant i vetëvrasjeve. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT del se, vetëm për vitin 2016 numri i vetëvrasjeve ishte 235 dhe i vrasjeve 85.

Ndërsa të dyja janë të dhimbshme dhe të papranueshme, tërheq vëmendjen veçanërisht fakti që shqiptarët janë tri herë më të prirë të vrasin veten se të tjerët. Po të ishim një shoqëri më e përgjegjshme dhe të kishim një politikëbërje më të dobishme, do të duhej të ishin bërë studime serioze dhe profesionale të këtij fenomeni dhe fenomeneve të tjerë negativë si gjakmarrjet, divorcet, korrupsioni, prostitucioni etj.

Ndërsa janë krijuar komisione parlamentare e qeveritare për votat, përmbytjet apo zjarret, organizmat shtetërore nuk janë kujtuar për njeriun, për konstitucionin e tij shpirtëror, moral dhe kulturor. Nuk është kuptuar dhe as vlerësuar se njeriu qëndron në themel të të gjitha arritjeve, por edhe të dështimeve të shoqërisë njerëzore.

Ministria e Çështjeve Sociale, përpara se të merret me shpërndarjen e ndihmave ekonomike apo strehimin duhet të bashkëpunojë me MPB dhe organet e drejtësisë si dhe të krijojë një grup studimi me sociologë, juristë etj. specialistë për të njohur gjendjen, problemet dhe shkaqet e fenomeneve negative të shoqërisë shqiptare dhe për të përcaktuar rrugët, mjetet dhe fondet për shërimin e gjendjes.

Të ngresh komisione të posaçme për të verifikuar njëqind apo dyqind vota dhe të mos shqetësohesh fare pse çdo vit në Shqipëri vetëvriten 200 deri në 350 individë; të ngresh çadra nëpër sheshe apo të protestosh kundër ndërtimit të një këndi lojërash për fëmijë dhe ndërkohë të jesh indiferent ndaj rreth një mijë njerëzve të ngujuar nga gjakmarrja apo ndaj disa mijëra të tjerëve të mbetur analfabetë për shkak të braktisjes së shkollës për pamundësi ekonomike apo të tjera arsye; të ndërmarrësh “ture dëgjimi” në gjithë vendin për probleme rrugësh apo administrimi dhe të mos shqetësohesh për rreth 60 mijë shqiptarë që përdorin drogën apo mijëra të tjerë që merren me prostitucion e krime të tjera, duke tejmbushur burgjet shqiptare dhe ato evropiane, kjo do të thotë të mos merresh me thelbin dhe shkaqet, por me pasojat.

Shoqëria shqiptare dhe shteti i saj nuk mund t’i bëjnë të paqena fenomene të tilla, por ato i kanë të gjitha mundësitë t’i zvogëlojnë dhe parandalojnë në masë të madhe. Po t’i shohësh me vëmendje shumica e vetëvrasjeve ndodhin për shkaqe ekonomike, pamundësi mbijetese dhe mosgjetje përkrahjeje shoqërore e shtetërore; disa ndodhin për shkak të angazhimit të individëve në bixhoz dhe, si pasojë e tij, futjes në borxhe; një pjesë jo e vogël ndodhin për shkak të krijimit të lidhjeve të gabuara të dashurisë apo nga keqtrajtimet brenda çiftit apo familjes.

Prandaj, përpjekjet e shoqërisë dhe, sidomos, të qeverisjeve duhet të përqendrohen sa në përmirësimin e gjendjes ekonomike mbarëkombëtare aq edhe në edukimin serioz dhe të denjë të fëmijëve, të brezit të ri. Përpara se t’iu mësohet kompjuteri dhe përdorimi i tij iu duhet shpjeguar elementë të ekzistencës njerëzore, struktura dhe rëndësia e familjes; përpara shpjegimit të marrëdhënieve financiare e tregtare iu duhen mësuar marrëdhëniet shoqërore, familjare e qytetare; përpara ofrimit të edukatës seksuale iu duhet mësuar edukata morale e qytetare; përpara interpretimit të strukturës dhe marrëdhënieve të tregut iu duhet mësuar struktura familjare, marrëdhëniet dhe respekti e ndihma reciproke në çift, si dhe respekti e kujdesi për fëmijët, për prindërit dhe të moshuarit; përpara mësimeve për ngritjen dhe zhvillimin e biznesit iu duhet mësuar rëndësia e jetës vetjake dhe respekti e mosprekja e jetës së të tjerëve.

Është e çuditshme dhe e papranueshme që, ndërsa shoqëria shqiptare ka bërë një përparim relativ nga ana materiale, vihet re se marrëdhëniet familjare dhe, sidomos, ato midis burrave dhe grave ndodhen në një gjendje të mjerë. Fenomenet e ushtrimit të dhunës, veçanërisht ndaj femrave, janë bërë aq të shpeshta sa të duket se shoqëria shqiptare po bën hapa mbrapa.

Një gazetar i nderuar botoi një shkrim para disa ditëve, të shoqëruar me një fotografi, ku tregonte se si një familje shqiptare kishte vajtur në plazh dhe, ndërsa pjesëtarët e gjinisë mashkullore shullëheshin në diell dhe freskoheshin në ujë si gjithë të tjerët, gruaja e shtëpisë, krejtësisht e veshur dhe me kokën të mbuluar me shami, qëndronte në çadër.

Më vonë, gazetari tregonte se ndaj shkrimit të tij kishte pasur shumë reagime mohuese, denigruese dhe kërcënuese nga individët e prapaferrave të cilët shpreheshin se ajo ishte çështje private e asaj familjeje, se zhveshja në plazh ishte e turpshme dhe e dënueshme fetarisht e moralisht dhe, madje, disa “femra” anonime pohonin se edhe ato do të ndiheshin mirë po të ishin në vend të gruas së fotografuar në plazh.

Mendoj se kjo histeri kundërshtimesh tregon qartë prapambetjen dhe hipokrizinë me të cilën jo pak prej nesh bashkëjetojmë për shekuj të tërë. Nëse qëndrimi në plazh me kostumin përkatës përbën mëkat, atëherë duhet të pranojmë që vetë plazhi është një vend mëkatarësh.

Nëse është kështu, atëherë çfarë kërkojnë fetarët e devotshëm që shkojnë vullnetarisht tek vendi i mëkateve? Nëse është plazhi vend mëkatesh, është i tillë vetëm për femrat apo edhe për meshkujt? Nëse është i tillë vetëm për femrat, përse gruaja në fjalë dhe të tjera si ajo nuk qëndrojnë në shtëpi ndërsa meshkujt marrin shëndet dhe zgjasin jetën në “vendin e mëkateve”? Cili është ai njeri me arsye të shëndoshë që mund të besojë pohimin hipokrit të opinionisteve të prapaferrës se një femër u ndjeka fare rehat duke qëndruar e veshur dhe kokëmbuluar për orë të tëra nën çadër apo jashtë saj në temperatura që i afrohen 40 gradë celsius?

Është mirë që individi shqiptar të “kurohet” që të heqë dorë sa më shpejt nga hipokrizia, nga dyzimi, të jetuarit me shumë standarde brenda familjes dhe midis gjinive; të heqë dorë nga fjalët moderniste, evropianiste e progresiste ndërsa sillet e vepron me mentalitet mesjetar; të propagandojë liri, barazi e drejtësi në shoqëri ndërsa i mohon apo cungon ato në familje.

Si ekstravaganca dhe shthurja e pakufi që demonstrojnë çdo ditë masmedia nën trusninë e komercializmit ashtu edhe qëndrimet dhe sjelljet e mykura të maskuara me pretendime maskiliste apo kinse fetare janë të dëmshme për individët dhe shoqërinë. Progresi arrihet nëpërmjet dijes dhe dijen e sjell arsimimi i denjë dhe vetëkulturimi i vazhdueshëm dhe jo reklamat televizive apo emisionet “kulturore”-komercialiste që kanë si synim shtimin e konsumatorëve- shikues pa tru e pa shije.

Detyra e shoqërisë dhe shtetit shqiptar është të kthejë sytë sa më shpejt nga njeriu, jo vetëm nga barku dhe veshja e tij por, para së gjithash, nga mendja dhe shpirti njerëzor. Kufizimi i këtyre nëpërmjet shërimit bën të mundur edhe zhvillimin dhe përparimin në fusha të tjera.

 

July 14, 2017 13:48
Komento

12 Komente

  1. Dike Mullai July 14, 14:14

    FALEMINDERIT Z. Viktor MALAJ ! Shkrim NJEREZOR, si Gjithmone!

    Reply to this comment
    • korçari July 15, 08:48

      Nje shkrim brilant i cili sado pak i ben te reflektojne ata te cilet mendojne se kane me shume te drejta si burra dhe se femrat nuk duhet te gezojne te njejtat te drejta.Ne monizem ishim me shume te varfer por me humane ndersa sot megjithese rrojme ne kushte normale ne plan te pare jane xhelozia,poshtersia,leku mbi te gjitha dhe injoranca e cila nuk eshte e huaj dhe mund te themi shkaku kryesor i shoqerise se semure shqipetare.Nje arsim i krahasueshem me ate te Europes do te ishte antidoti kryesor per kete semundje sigurisht i shoqeruar me nje shtet ligjor dhe social.Mania per t’u dukur eshte injorance dhe marrja si shembull e personazheve injorante qofte dhe ne art tregon nje shkalle te larte te degradimit te kesaj shoqerie ku falsiteti eshte kthyer ne mode.Arsim,edukim ,solidaritet social dhe drejtesi jane bazat e nje shoqerie humane ku çdokush ndjehet i repektuar dhe respekton tjetrin.

      Reply to this comment
  2. L.H July 14, 15:28

    EDHE TI O VIKTOR!!!!!!
    Po del nga rruga e zotit! Si ta nxe goja qysh ne fillim e thua ‘IDJOTESINE ME BISHT’ qe ketu flitet per ‘EKONOMINE’ kur ne kete vend eshte folur per òdo gje edhe per ORGJINE prostitucion e POLITIQINE por KURRE per BUKEN DHE EKONOMINE!
    Viktor po e digjni edhe kete te perditeshme si fije shprese per ‘rilindjen e shtetit’!
    A i ke te qarta shprehjet:’Politika shprehje e koncentruar e ekonomise’,’Neriu ashtu si ha mendon’,’Stomaku para trurit’?????????
    Na thuaj ne 27 vjet ky parlament krriminal i BE NA ME-Berishes ,Nanos,Metes te kene folur vetem nje here per Ekonomi,e reforma ekonomike financiare e bankare qe shpien nje vend e nje popull drejt MIREQENJES!!!!!?????
    Kujt i sherbeni me keto shkrime ne vendin me te varfer te Europes e Ballkanit e nuk flisni per rrevolucion kunder VARFERISE me moton:’DUAM BUKE’!!
    Te krijohet pershtypja qe ‘padroni’ edhe i kesak te perditeshme jeton parajsen tokesore ne vendin ku jemi kthyer ne parmenden e drurit qe e terheqin grate si ne mesjete……

    Reply to this comment
  3. M.Hajati July 14, 15:32

    Nga Gazetari V.Malaj nuk humbim kohe por perfitojme kohe nese ndjekim diturit e Tija.

    Njeriu normal ne shoqeri normale nuk duhet te ia ndaloi tjetrit ate qe nuk ia ndalon vetvetes.Njeriu normal nese nuk shkon mire me shokun apo shoqen.Nuk ka pse te shkoje keq me to.Ate qe deshiron per veten duhet ta toleroj dhe per te tjeret.Nese njeriu asht mire,te tjeret duhet te gezohen sepse prej tij nuk vjen ndonji e keqe.Sa ma shume te ekzistoj ne shoqeri kjo mireqeni aq ma pak do ekzistojne fatekeqesit.
    Shkurt: Mos iu sjedhe keq tjetrit kur nuk te pelqen per ty kjo sjellje.
    Si gjithemon gazetari V.Malaj asht parimore,parashikues ne drejtimin e duhur te ardhmes se shoqerise shqiptare pa luhatje politike por me permbajtje shqiptari per shqiptarin dhe kombin ne pergjithesi.E te behemi njisoj si gjithe kombet e qyteruar te BE.

    Reply to this comment
  4. koke palaret July 14, 15:37

    Me kete shkrim o Malaj o i ke kembet ne uje te ftote lajthije o e ke koken ne mes te diellit sKipetar qe nuk ngroh po pjek .Te flasesh per personalitet e indetitet te shqipetarit 25 vjet pa buke si te fluturosh me presh ne bythe si tere kjo politike e likeve qe qemoti edhe kur ishin pa breke ne bythe si sot theriteshin ‘Aga bej’ ose ‘zoteri’ ne gjuhen e Mones..

    Reply to this comment
  5. ??? July 14, 16:02

    Po perdite ne faqe te pare me hartime me tema per ndjenjat e momentit moj Dita, sikur nuk shkon. Beni edhe ndonje lajm jo vetem hartime te dy-tre veteve, opinionet e te cileve mbeten thjesht opinione individuale qe ne fund te fundit vlejne thjesht per arritur ndonje orgazem politike dhe kaq. Doni te ndryshoni mentalitenin gazetaresk ne Shqiperi? Me dy-tre gazetare hetoni pronat e politikaneve, duke filluar me Ilir Meten si president dhe me rradhe te gjithe ata qe jane bere milionere me rroga shteti. Vetem keshtu do t’ju lexojne e respektojne, lexuesit, qe pastaj do te shtohen e bashke me ta dhe reklamat dhe ju do te fitoni me shume.

    Reply to this comment
  6. I.Troplini July 14, 18:37

    Cfare mendojne Viktori dhe Bedriu?

    Qe nga blegtoria deri tek semundjet e prostates, DITA ka dy “armet qe qellojne edhe pa i mbushur fare”.
    Ne fillim permendim Einstein, me pas nje permbledhje te atyre qe kemi degjuar duke rrufitur kafene, nje “note proteste” ne mes apo nje maske te te prekurit dhe te vrarit shpirterisht ne fund, dhe ja ku e mbaruam punen edhe per sot.
    Jane ftohur shqiptaret sepse po vrasin veten.
    Ndalu Viktor se nuk eshte krejt ashtu. Cdo 47 sekonda, vret veten dikush ne Gjermani. Ne total behen diku 12 mije gjermane ne vit. Po ti shtosh ketyre edhe 12 mije te tjeret qe vdesin neper aksidente automobilistike dhe po te kishin ata ne Gjermani, vetem Viktore si ky i DITA qe japin konkluzione mbi gjendjen e shoqerise, duke numeruar te deshperuarit dhe te aksidentuarit, atehere Gjermania do ish deklaruar per ferrin mbi toke.
    Sakrifikohet per ne shqiptaret Bedri Islami. Diten e kalon duke keshilluar liderin paneuropian-atlantik, intelektualin Thaci, naten e kalon duke shkruar per ne.
    A ka gazetare te tjere shqiptare per kete gazete, qe mbase mund te trajtonin vetem ato tema qe i kuptojne dhe kane aftesine ti analizojne sic duhet dhe jo gjithmone te njejten hallve per cdo sebep?
    Faleminderit per asgje Viktor. Te fala Bedriut. Na shkruani neser ndonje gje. Jo per gje, por na merr malli.

    Reply to this comment
    • Savon July 17, 11:45

      Po more Troplini ashtu eshte kudo por ty nuk t’a mban suma ta thuash arsyen e vertete.
      Eshte sistemi kapitalist qe pjell percarjen midis njerezve per deri sa ata i ndan ne nje grusht te pasurish dhe shumica nuk kane buke te hane.
      Ne kapitalizem “NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK” dhe kjo duket ne cdo aspekt te jetes.
      Me sakte kymakrabitet duket ne Shqiperi,kur pas 90-tes ishim te gjithe te barabarte e pa pasuri,ndersa sot 5%e njerezve zoterojne 99%te pasurise kombetare.

      Reply to this comment
  7. Feniks July 14, 23:19

    Ky eshte kapitalizmi i nderuari Viktor.
    Kemi 27vjet qe luftojme me fantazmen e komunizmit, qe nuk ka ekzistuar ndonjehere,por edhe ajo pasuri kolosale e ndertuar per 50 vjet u grabit dhe u rrenua ne emer te antikomunizmit antishqiptar.
    Ky sistem propagandon ne cdo qelize te jetes degjenerimin,krimin,padrejtesine,korrupsionin etj dhe fundi do jete :
    -“NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK”!

    Reply to this comment
  8. Antifashisti July 15, 08:21

    Nje artikull i nevojshem dhe plot kulture, si gjithmone nga zotni V.Malaj. Sa per kritiket Kokepalari,Traplini, ??? etj., ata jane ne te drejten e tyre qe te thone ASGJE..

    Reply to this comment
  9. Labi July 15, 09:57

    Shpirti juaj fisnik zoti Viktor nuk shkon ne thelbin e problematikave per te cilat me shume te drejte shprehni indimjimin tuaj. Konsumizmi dhe mitomania kane zhveshur nga morali shoqerine mbar boterore. Jetojme krizen e demokracise kudo ne bote sepse politika nuk perfaqeson interesat publike dhe kombetare. Ndersa ne Shqiperi per me teper, individi nuk ka qartesine dhe te drejten paresore mbi pronen e vet qe eshte thelbi i kapitalizmit. Pra ne nje klase politike qe nuk perfaqeson interesin e popullit drejtesia merre akoma me vlere. Duam garancine e strumentave te se drejtes ne menyre qe shpirti fisnik i njerezve si ju te frymezojne e udheheqin shoqerine drejt vlerave me te larta morale. Shpresoj dhe uroj qe njerzit si ju tani per tani te frymezojne revolucion.

    Reply to this comment
  10. Dn July 16, 18:03

    Kjo quhet soft power:Kur nuk ke mundesi me shkzteruar nje popull me lufte,se sot nuk brhen me lufta kishe,perdorish luften me bute qe ka per qillim shkaterimin e vlerave te atij vendi,duke ptomovuar vlera ,moderne,mbas te cilave te mashtrojsh e te sakatojsh kete popull.Na jemi pikerisht experimenti life e kesaj theori qe amerikanet kane perdor shpesh ne vendet ku kane desht me sunduar per interesat e tyre.
    Sot shkaterimi i vlerave shqiptare ka arritur kulmin,aq sa femijet shqiptare duhet te lexojne nga te huajt cka ishim se as prinderit e tyre qe pas 90 shit ngarrenden per tnu pasuruar nuk dine me kush jane,ne lufte me vetvetin per zgrdhjet qe kane ba dikur e qe nuk sjellin lumturi shpitnore…Vendet e vafera e kane shume te veshtire rezistance kunder ketij soft power qe synon tjetersimin e vlerave te nje popull per shume here me i mshu ma mire in fine.
    Shqiptaret jane ne nje moment kritik si popull e si shtet.
    Fati i shqiptarise ,edhe ptoblemi i “miqeve” se na duan aq shume te miren sa tash e 27 vjete na perkrahen njerezet ma te ndyte ne Historine shqiptare ,eshte se kemi dy shtete e kemi shume shqiptare jashte qe e #mbajne# pak gjalle shqiptarine,se perndryshe do kishim perfunduar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*