Zvicër, lakuriqi i natës kafshon një burrë, infektohet nga tërbimi

August 8, 2017 20:15

Zvicër, lakuriqi i natës kafshon një burrë, infektohet nga tërbimi

Drakula nuk është kthyer, por një rast i Zvicrës na paralajmëron të ruhemi nga lakuriqi i natës. Autoritetet zvicerane në fakt kanë raportuar një rast infektimi nga virusi i tërbimit të një kafshe, në kantonin e Neuchatel në Zvicër.  Ky është rasti i parë i regjistruar në 15 vitet e fundit.

Burri e kishte gjetur gjitarin të dobësuar dhe të çorientuar, në një trotuar pas rrëzimit dhe ishte afruar për ta ndihmuar atë duke e lënë të lirë.  Ky xhest i dhembshurisë ndaj një kafshe jo gjithmonë shërben për mirë. Teksa burri u përpoq  ta lëshojë, lakuriqi i natës e kafshoi në gishtin tregues, para se të ngordhte.

Kafshimi ishte mjaft i thellë, personi shkoi në spitalin e Neuchatelit, ku iu dha një trajtim parandalues ​​kundër virusit të tërbimit. Edhe pse tërbimi është sëmundje në zhdukje, në lakuriqët e nastës kjo sëmundje e frikshme ndodh të shfaqet.

August 8, 2017 20:15
Komento

1 Koment

  1. piskuriqi digjital August 9, 13:41

    Edhe Rama kur doli piskuriq terboi plazhin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*