Tim Shcreiber: Meta nuk ka gisht

January 27, 2016 13:49

Tim Shcreiber: Meta nuk ka gisht

Në një letër të zyrës avokatore të kontraktuar nga OSHEE-ja kundër kompanisë DIA thuhet se nuk ka asnjë të dhënë që lidhin emrin e Ilir Metës me këtë kompani, dhe të gjitha pretendimet e dala në media janë spekulime.

Letra e Tim Shcreiber, këshilltar i OSHEE-së në arbitrazh thekson se natyra e këtij arbitrazhi u dhunua dhe informacioni rrodhi në media.

“Është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashikimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të nderuarit kryetar të parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit”, thekson letra.

Reagimi vjen pasi kohë më parë, agjencia BIRN në një artikull të vetin shkruante se një zëvendëskryeministër ishte i lidhur me kompaninë DIA.

Një pjesë nga letra:

Siç është tipike në raste të tilla, ne na është dashur të merremi me fakte, supozime dhe dyshime të ndryshme. Kokëfortësia e gënjeshtrave të prezantuara nga oponentët na detyruan ne të reagojmë, por në të kundërt të asaj çka pala tjetër ka supozuar pas rrjedhjes së informacionit të vizitës tonë tek prokurorët në Tiranë, në tetor 2013, ne nuk kemi bërë asnjë akuzë të pagjetur.

Në këtë dritë është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashikimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të nderuarit kryetar të parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit.

Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashikimeve tona. Ju do të kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh Z.Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktualë.

Në çdo rast, përfshirë përpjekjen e fundit frenetike të oponentëve të OSHEE-së, për të shkaktuar konfuzion publik, ato dështuan dhe procedimi përfundoi me dhënien e vendimit përfundimtar të arbitrazhit me datë 14 dhjetor 2015.

Unë dhe njëherë ju përcjell përgëzimet e të gjithë ekipit të Cliffort Chance-ishte një nder të shërbenim në këtë rast.

 

letra

January 27, 2016 13:49