Zyra e PD-së shkruan njoftimet për shtyp të Bashkisë së Tiranës

Arlinda Gjypi November 18, 2012 15:23

Zyra e PD-së shkruan njoftimet për shtyp të Bashkisë së Tiranës

Arlinda Gjypi

Që kryetari i Bashkisë së Tiranës i merr direktivat nga zyra e Partisë Demokratike, kjo nuk vihet në dyshim më. Por që edhe njoftimet për shtyp të Bashkisë së Tiranës të formulohen në zyrat e degës së Partisë Demokratike në Tiranë, kjo është pak e tepërt.

Njoftimi për shtyp më i fundit është pikërisht ai që tregon për aktivitetin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku dhe kryetarit të minibashkisë (nuk bëhet e ditur se cilës minibashki), Arben Tafaj. Ashtu si dikur më parë ish-kryetari Edi Rama, edhe ata kanë dalë të takohen me bizneset, siç thuhet në njoftim, “për t’u njohur me problemet e tyre dhe për të parë se çfarë mund të përmirësohet më tej”. Ky njoftim çuditërisht nuk vjen nga adresa që vijnë zakonisht njoftimet e Bashkisë së Tiranës, por nga adresa [email protected], ndërsa lexohet shumë lehtë që dërguesi është PD Tiranë.

Në këtë njoftim, Partia Demokratike e Tiranës bën të ditur madje dhe se si tregtarët që kanë folur me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës i kanë thënë asaj se “falë punës së qeverisë dhe bashkisë këtë vit është bërë e mundur përgjysmimi i taksave dhe tarifave. Kjo ka bërë që ne të jemi të kënaqur me punën, por edhe të jemi korrekt në shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit”. Gjithashtu, po sipas këtij njoftimi të Partisë Demokratike, tregtarët janë ankuar se para vitit 2011, taksat ishin aq të larta sa nuk kishin mundësi t’i paguanin, ndërsa sot tarifa që paguajnë u kthehet në shërbime.

Më pas nënkryetarja, sipas njoftimit të PD-së Tiranë, ka deklaruar se regjistrimi në një vit i 5200 bizneseve të reja, janë dëshmia më e mirë e suksesit të ndërmarrë nga administrata e re e Bashkisë së Tiranës.

Arlinda Gjypi November 18, 2012 15:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*