Zyrë e përbashkët doganore Shqipëri- Kosovë

March 4, 2015 13:22

Zyrë e përbashkët doganore Shqipëri- Kosovë

Krerët e financave të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ranë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe, e cila ofron plotësimin e kërkesës së të dy vendeve për një zyrë të përbashkët doganore Shqipëri-Kosovë.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani priti dje në një takim pune homologun e tij të Qeverisë së Kosovës, Abdullah Hoti, ku kanë diskutuar rreth bashkëpunimit mes të dy vendeve në fushën e shkëmbimeve tregtare, të thjeshtimit të procedurave në të dy anët e kalimit të kufirit dhe çështje të tjera me interes reciprok.

Cani ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë dhe të konsoliduar me Administratën Doganore të Republikës së Kosovës, që është institucionalizuar tashmë me takimet e rregullta dypalëshe në nivel të lartë drejtues e që ka çuar në konsolidimin e bazave të partneritetit mes dy Shërbimeve tona doganore. Ministri Shqiptar vlerësoi zbatimin nga pala kosovare të të njëjtit sistem për përpunimin e deklaratave doganore, ashtu si Administrata Doganore Shqiptare.

Gjatë takimit, u ra dakord që të punohet për ngritjen, në një periudhë afatshkurtër, të një grupi të përbashkët pune për të koordinuar bashkëpunimin midis dy administratave. Ministrat nënvizuan se grupi do të punojë për përafrimin e procedurave doganore, por edhe të legjislacionit doganor në tërësi.

March 4, 2015 13:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*