Zyrtare/ Grezda kalon te klubi me më shumë tituj në botë

August 31, 2018 19:31

Zyrtare/ Grezda kalon te klubi me më shumë tituj në botë

 

Ditët e fundit të merkatos së futbollit europian po shënojnë lëvizje të rëndësishëm për lojtarët shqiptarë.

Spikat mbi të gjitha kalimi i Eros Grezdës te skuadra e njohur skoceze Gllazgou Reinxhërs, që zyrtarizoi blerjen e re me një prezantim të bukur.

Rangers kanë fituar titullin më shumë se çdo skuadër tjetër në botë, plot 54 herë, ndërsa kanë triumfuar dhe në Kupën e Skocisë 33 herë.

Ekipi i Gllazgou ka investuar 2 milionë Euro te shqiptari Eros Grezda, ndërsa klubi kroat i Osijekut, para se ta shiste, vendosi të mbajë 20% të kartonit të lojtarit në rast të një kalimi akoma më të bujshëm.

Në futbollin spanjoll, talenti shqiptar Keidi Bare ka mbajtur të pandryshuar emrin e ekipit, por ka ndryshuar qytetin.

Mesfushori ofensiv ka kaluar nga Atletiko e Madridit te Atletiko Malaguenjo, ekip me bazë në qytetin e Malaga’ që militon në divizicionin e dytë.

Thuajse asnjëherë trajneri Simeone nuk i besoi shqiptarit një vend titullar dhe pas aktivizimit të pakët, ai kalon edhe pse përkohësisht në një ekip inferior.

Keidi u bashkua me Atletikon e Madridit në vitin 2014 nga skuadra e Apolonisë së Fierit.

Ai gjithsesi nuk do të mund të luajë me skuadrën e re pasi duhet të shlyejë një pezullim rekord prej 9 ndeshjesh, për ofendimin e arbitrit.

a.s/dita

August 31, 2018 19:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*