Zyrtare: Juventusi bën blerjen e shekullit, Ronaldo vishet bardhezi

July 10, 2018 17:55

Zyrtare: Juventusi bën blerjen e shekullit, Ronaldo vishet bardhezi

 

Pesë herë kampioni i Ballon d’Or Cristiano Ronaldo ka finalizuar transferimin e tij sensacional nga Real Madrid tek Juventus për një shumë rekord.

Portugezi i është bashkuar kampionëve të Serie A për 105 mln euro dhe ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me 30 mln euro në sezon.

Njoftimi është bërë këtë pasdite nga Real Madridi, nëpërmjet një komunikate zyrtare pas marrëveshjes së arritur nga të dyja klubet.

Në orët e fundit, ngjarjet në këtë drejtim kanë precipituar.

Siç konfirmon “Jugones de La Sexta”, këtë pasdite, drejtuesit e Real Madrid kanë rënë dakord për transferimin e portugezit te Juventusi për 100 milionë euro, me kërkesë të vetë CR7.

Lojtari ka dhënë pëlqimin e tij dhe ka ndikuar në këtë vendimmarrje të fortë, duke i dhënë fund kohës së tij në Madrid, pas muajsh zhgënjim nga sjellja e drejtuesve të mbretërorëve spanjollë ndaj tij.

Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, ka udhëtuar sot për në Greqi, ku Cristiano Ronaldo është me pushime, me qëllim të arritjes së nënshkrimit të shumëpritur të “7”. Agnelli kishte kërkuar leje nga Real Madridi për këtë takim dhe klubi i bardhë ia ka dhënë.

Prezantimi zyrtar i kampionit portugez mund të zhvillohet në Torino të enjten e ardhshme. Por ka edhe nga ata që thonë se CR7 dëshiron të përfundojë së pari pushimet në Greqi dhe pastaj gjithçka mund të zhvillohet të hënën e ardhshme.

l.h/ dita

July 10, 2018 17:55
Komento

1 Koment

  1. santiago July 10, 20:58

    KY ESHTE LEGJEND , E KA TREGUAR VETEN ME TRE SKUADRA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*