Zyrtare/ Marcelo rinovon me Real Madridin

September 13, 2017 15:26

Zyrtare/ Marcelo rinovon me Real Madridin

Marcelo ka rinovuar edhe për dy sezone të tjera me Real Madridin, konkretisht deri më 30 qershor të vitit 2022. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga klubi i bardhë në faqen e tij të internetit. Nesër, të enjten, në orën 14:00, lojtari brazilian do të shfaqet para mediave në dhomën e shtypit të “Santiago Bernabéu”.

Në këtë mënyrë, Real Madridi shpërblen punën e madhe të anësorit të majtë. Zgjatja e kohëzgjatjes së marrëveshjes, gjithashtu, do të çojë edhe në rritje të pagës. Marcelo mund të kompletojë 16 sezone të bardha (sezoni i tanishëm është i dymbëdhjeti i tij në Madrid).

Braziliani është tashmë i huaji i dytë me më shumë ndeshje në klub (414), i tejkaluar vetëm nga Roberto Carlos, me 527 ndeshje me fanellën e bardhë. Real Madridi nënshkroi me të më 9 nëntor 2006 për gjashtë milionë euro.

Lojtari i atëhershëm i Fluminense kishte një “poster” në Brazil, por ishte i panjohur në Europë. Ishte Mijatoviç që “e gjuajti” dhe Ramon Calderoni e “lidhi” atë për shtatë vite (më 2015 ai rinovoi deri në vitin 2020).

Marcelo ka fituar tri Kupa Europiane (Champions), katër La Liga, tri Superkupa Europiane, tri Superkupa Spanjolle, dy Kupa të Mbretit dhe dy Botërorë për Klubet.

September 13, 2017 15:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*