Zyrtare: Në dy makinat “Toyota” u bllokuan 3.4 mln euro

June 25, 2018 09:03

Zyrtare: Në dy makinat “Toyota” u bllokuan 3.4 mln euro

 

3 milionë e 470 mijë euro është shuma e parave që janë sekuestruar në dy makina “Toyota Yaris”, në Portin e Durrësit.

Kjo është shifra zyrtare që jepet nga policia.

Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro në një automjet të vendosur në një transportues me 8 makina të tjera, ku dyshohet se do dërgoheshin në Kosovë.

Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë.

Dy mjetet ishin me tek derë.

Paratë janë gjetur në bagazhet e mjeteve të futura në 4 thasë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është bërë dhe analizave e parave dhe nuk janë fallco.

Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma.

Makinat Toyota kishe mbërritur në port nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018 dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona–Bari.

Sipas hetimeve automjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës.

Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

Shoferi i trajlerit: Nuk kam dijeni për paratë

Mësohet se preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she.

Policia ka ndaluar babë e bir, Edi dhe Klevis Lika që janë pronarë të trajlerit që bënte transportin e mjeteve si dhe shoferin e trajlerit.

Ndërkohë Klevis Lika punonte edhe si shoqërues i shoferit të kamionit.

Mësohet se në polici Edi Lika ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni mbi shumën e parave, pasi ai kryen vetëm transportin.

a.s/dita

June 25, 2018 09:03
Komento

5 Komente

  1. Arben June 25, 10:46

    NUK Jane para droge, Jo.

    Reply to this comment
  2. Socialisti i Ndershem June 25, 10:57

    Me siguri qe jane te Saliut. Ai ka pese vjet qe pasi emeroi minister Tahirin, pasi beri zevendesimet e duhura ne polici , pasi siguroi fondet e duhura nga disa bizesmene patriote, e mbolli gjithe territorin me kanabis dhe sot e shet ku te mundet. Per te bere kete siguroi edhe mbeshtetjen e ambasadoreve Lu dhe Vllahutin.
    Dhe tani parate i vijne me kilograme dhe jo me numer.
    Sa i poshter qe eshte ai Saliu.
    Shqiperia do te behet vetem kur te vijne ne pushtet socialistet me Edi Ramen ne krye.
    T’i japim ,pra, timonin vetem Edit, nese duam integrim dhe nje te ardhme te shkelqyer.

    Reply to this comment
  3. Adih June 25, 12:36

    Na felliqet ,o maskarenj mafjoze ,sidomos tani para negociatave per ne BE. Dihet , keni interesa per mos inkuadrimin ne BE .Keni frike ,i ruheni diktatit te ligjit dhe transparences se BE . Kjo eshte deshira e juaja ,o pashallare te socem mbare katovicare ,ku dje pa breke ne bythe e sot u gedhite miliardiere . Por faj, ka ky popull merhum ,ju lumte magja . Jane kapur gafil ,se me e rendesishmja eshte , se jane lajmeruar nga interpol Roma ,dhe skishin nga tja mbanin .Nuk ka rendesi kujt krahu ,i takojne keto para te droges ,por llogjikate te con te maxhotanca ,ku ka nje kohe te gjate ,mbi 5 vite qe “drejton “. Tani te meret prokuroria ,dhe nuk mund ta mbylle dot .Sido te perdridheni ??!!. Ky eshte zoti . Vonon por nuk harron . Mos e besoni po te doni. . Popull i mjere Shqiptar :: Na,ka pas muti ciper themeleve ,(me falni sinqerisht per fjalorin )

    Reply to this comment
  4. Adih June 25, 12:38

    Na felliqet ,o maskarenj mafjoze ,sidomos tani para negociatave per ne BE. Dihet , keni interesa per mos inkuadrimin ne BE .Keni frike ,i ruheni diktatit te ligjit dhe transparences se BE . Kjo eshte deshira e juaja ,o pashallare te socem mbare katovicare ,ku dje pa breke ne bythe e sot u gedhite miliardiere . Por faj, ka ky popull merhum ,ju lumte magja . Jane kapur gafil ,se me e rendesishmja eshte , se jane lajmeruar nga interpol Roma ,dhe skishin nga tja mbanin .Nuk ka rendesi kujt krahu ,i takojne keto para te droges ,por llogjikate te con te maxhotanca ,ku ka nje kohe te gjate ,mbi 5 vite qe “drejton “. Tani te meret prokuroria ,dhe nuk mund ta mbylle dot .Sido te perdridheni ??!!. Ky eshte zoti . Vonon por nuk harron . Mos e besoni po te doni. . Popull i mjere Shqiptar :: Na,ka plas muti ciper themeleve ,(me falni sinqerisht per fjalorin )

    Reply to this comment
  5. Epiriot me Zemer e Shpirt June 25, 13:53

    Ketajane trimatte vertete shqiptare.Dy thase me leke i bien ne Atdhe.
    Nderkohe qe politiqej ngaberisha edhe tek ram kristaqi i nxjerrin paratene bankat e huaja.
    Kriminelat e vertete ,jane ata qe grabiten keto para.Jo keta heronj teheshtur qe sakrifikojne jetet e tyre per te prure pasuri ne Shqiperi.
    Moterqimat e djathit shqiptar punojne tradicionalishtper kuesturen italiane.
    Basha krykurva antishqiptari numer dy mbas berishes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*