Zyrtare/ Nga 17 shtatori ‘Rruga e Kombit’ me pagesë, ja skema e tarifimit

June 22, 2018 13:23

Zyrtare/ Nga 17 shtatori ‘Rruga e Kombit’ me pagesë, ja skema e tarifimit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilluan sot një takim me përfaqësues nga Qarku i Kukësit ku prezantuan paketën e negociuar me kompaninë koncesionare për skemën lehtësuese tarifore të kalimit në aksin Milot-Morinë për banorët e Qarkut të Kukësit, mjetet e transportit publik dhe përdoruesit e shpeshtë.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Prefektura e Qarkut të Kukësit; nënkryetarë të Bashkisë së Kukësit e Tropojës dhe kryetari i Bashkisë Has; përfaqësues të Këshillave Bashkiake të këtyre tre bashkive;  përfaqësues nga bizneset e Qarkut të Kukësit dhe linjave të transportit.

Paralel me procesin e negocimit me kompaninë koncesionare janë zhvilluar më shumë se 10 takime konsultative me komunitetin dhe grupet e interesit ku përfshihen: dëgjesa me banorët dhe drejtuesit e Bashkive të Kukësit, Hasit e Tropojës; takime me përfaqësues të Prefekturës dhe Këshillave bashkiake; takime me përfaqësues të bizneseve të grupuara në Odën Ekonomike të Kosovës; takime me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptare.

Grupi ndërministror i cili ka negociuar me kompaninë koncesionare bazuar mbi këto kërkesa të grupeve të interesit dhe hapësirave buxhetore, ka arritur të përmbyllë paketën lehtësuese tarifore për komunitetin lokal.

Grupi ka pranuar kërkesën e bizneseve (kryesisht atyre të Kosovës), për të spostuar rinisjen e zbatimit të kalimit me tarifë përtej sezonit aktual turistik. Rrjedhimisht, është përcaktuar që kalimi me pagesë në aksin Milot-Morinë të fillojë të zbatohet duke nisur nga data 17 Shtator 2018.

“Qeveria po merr riskun më të madh. Ne po marrim riskun financiar për të zgjidhur një problem social meqenëse Kukësi është zonë e varfër, është deri diku e izoluar, nuk ka rrugë të qenësishme alternative dhe jemi koshient për këtë. Ne mendojmë që kjo punë të fillojë në Shtator. Pra, kjo verë të kalojë duke dëgjuar edhe bizneset, pjesën e Kosovës. Nga 17 Shtatori të fillojë të aplikohet tarifa. Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, nuk kemi ndjekur parim diskriminues”, nënvizoi ministri Gjiknuri.

Më tej, ai tha se po vazhdon investimi për ta përfunduar segmentin nga Kukësi në Morinë duke e sjellë brenda parametrave të duhura. “Ne do ta kompletojmë edhe pjesën e mbetur nga Kukësi në Morinë. Kanë filluar investimet aty dhe po rregullohen urat. Shumë shpejt do të mbyllet kontrata edhe për pjesën e mbetur dhe do të vendosim edhe 2-3 mbikalime aty pasi është bërë zonë e rrezikshme për qytetarët. Pra, brenda vitit edhe ajo pjesë e mbetur e autostradës do të kompletohet me parametrat e duhura”, theksoi Gjiknuri.

Ndërkaq, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se rruga paraqet vështirësi në mirëmbajtje dhe kosto të larta por mbetet strategjike. “Ajo është rrugë sa është e vështirë edhe strategjike. Pse është e vështirë? Këndet gjeologjike gjeografike i ka të vështira, një pjesë e saj ngrin gjatë dimrit, ndërkohë që strategjikisht është mundësia e Aeroportit të Kukësit. Ndërkohë nga ana strategjike, sigurisht që ka lidhje me Qarkun e Kukësit, që është fatkeqësisht një nga qarqet më të varfra dhe me Kosovën”, tha Ahmetaj.

Më tej, ai sqaroi efektin që ka në Buxhetin e Shtetit paketa lehtësuese e negociuar me kompaninë koncesionare.

“Efekti shtesë bruto në Buxhetin e Shtetit për një vit, për pesë vitet që vijnë kap vlerën rreth 1.1 milionë euro, ose afërsisht 140 milionë lekë të reja. Të gjitha zbritjet që patë ju për qytetarët e Kukësit, për linjat, për përdoruesit e shpeshtë, shkojnë në 48.5 milionë euro. Pagesa, dikush mund të thotë është simbolike, dikush mund të thotë për mua është shumë por kjo është situata e Buxhetit, kjo është situata e rrugës dhe Kryeministri ka vendosur që Buxheti i Shtetit do të marrë këtë kosto, rreth 50 milionë euro vetëm për këtë zbritje të konsiderueshme”, sqaroi Ahmetaj.

 

PAKETA LEHTESUESE PARASHIKON:

Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit

Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës;

Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për tu përdorur brenda peridhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime;

Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë  në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar;

Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës;

Për automjetet e cilësuara më  lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës;

Tarifimi i autobusëve të linjës

Janë identifikuar 11 Linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit;

Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale;

Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim;

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqipëria dhe Kosova):

Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;

Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;

Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;

Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë  një zbritje në masën 40%;

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit për këtë paketë lehtësuese:

Shteti shqiptar duhet të paguajë koncesionarit në 30 vitet e kontratës 48.5 milion Euro si rezultat i zbatimit të këtyre tarifave të reduktuara për banorët e Qarkut Kukës, mjetet e transportit publik në këtë zonë dhe përdoruesit e shpeshtë.

o.j/dita

June 22, 2018 13:23
Komento

9 Komente

  1. info analitike June 22, 13:45

    Nese shteti do ta merrte persiper vete menaxhimin me nje kontroll rigoroz asnjehere nuk do te shpenzonte shumat qe ai po i garanton Kastratit sidoqe qe te shkoje fluksi i kalimit.

    Reply to this comment
  2. info analitike June 22, 13:48

    Nese shteti do ta merrte persiper vete menaxhimin me nje kontroll rigoroz asnjehere nuk do te shpenzonte shumat qe ai po i garanton Kastratit sidoqe qe te shkoje fluksi i kalimit. Kam pershtypjen se ketu eshte bere nje marreveshje qe kriepsiko nuk e ngacmon Lulin per 200 milionet e Rruges se Kombit e Luli ne kembim hesht dhe saboton protestat e kuksianeve. Vazhdoni brohoritni shoke per partine!

    Reply to this comment
  3. Arben June 22, 15:24

    Num behej dot para negociatat, QE te mos vonohej

    Integrimit???!!!

    Reply to this comment
  4. Adih June 22, 16:33

    Su ngopet ju o te babezitur ,akoma duke rrjepur fukarenjte ,qe e kane paguar dhe ndertuar me taksat e veta kokpalaret popull . Hajeni pyken , se do thyeni turinjte ,kete ” mizerabel ” rruge nuk e ka ndertuar privati . Nuk ka ruge dytesore ,sic e ka gjithe bota..Merja Lul Bashes o Rame .250 milion eurot e vjedhura ,ku qutetari i ndershem PR , ING. Ben Mece ja vertetoi me ze e figure vjedhjen ,mikut tend Basha ,tamam si i ndjeri Prifti , Metes qe ti na i pakezove President . Aman mbaheni unitetin e partise ,ne hame dhe bar ,,apo e ke vella te vogel ,ashtu si e ndihmove me pallatin ne uje te ftohte ne Vlore 14 milion euro . Dihet qe ka qene kompet jashte ligjit ,vjedhur deti ,noterizime me firma te njerezve qe kane vdekur para 100 viteve . .
    PS:::Nuk po e mar vesh ,kane nxjere disa tabela ,por nuk shkruhet sa do pagojne te tjeret “shqiptare e pasur” .Le nom ore Rame ,edhe per akset e tjera do besh dallime .Je i vetmi karafil ne bote , .

    Reply to this comment
  5. Opinion June 23, 09:05

    Per Info Analitike nje sqarim , kjo eshte koncension i perbere nga tre firma, dhe sic shihet te krijojne alergji firmat e veriut, ne kete rast Qarku I Kukesit eshte vleresuar nga shteti, dhe cdo gje ka nje kosto mirembajtjeje. Me duket sic edhe shikohet po i kryen te gjitha ndertimet firma Salillari. Kujdes kur te shprehesh.

    Reply to this comment
    • info analitike June 23, 11:56

      Ore ti mos shkruaj opinione kuturu po lexo me kujdes komentet e mia. Kaq shume e ka vleresuar shteti Qarkun e Kukesit sa nuk mbeti kuksian pa emigruar. Here tjeter mendohu pastaj shkruaj. Milet i cuditshem ky i Dites disa me akuzojne si “vicidolas” e disa si “antiveriore” o vajmedet! Nuk me krijojne alergji firmat e veriut apo te jugut por hajdutet e parave publike nga cilado ane e Shqiperise qofshin. Kastrati dhe Salillari e kanete vetem e pa asnje tjeter dhe i kane blere kuotat per 200 mije leke te reja (http://www.monitor.al/rruga-e-kombit-catalyst-u-terhoq-nga-koncesioni-shiti-aksionet-te-kastrati-e-salillari-per-200-mije-euro/). Nje firme qe parashikohet te fuse ne xhep miliona euro blihet per dy aspra! Kuptove nashti se ku qendron problemi? Kujdes kur lexon e aq me teper perpiqu edhe te kuptosh!

      Reply to this comment
  6. info analitike June 23, 11:56

    Ore ti mos shkruaj opinione kuturu po lexo me kujdes komentet e mia. Kaq shume e ka vleresuar shteti Qarkun e Kukesit sa nuk mbeti kuksian pa emigruar. Here tjeter mendohu pastaj shkruaj. Milet i cuditshem ky i Dites disa me akuzojne si “vicidolas” e disa si “antiveriore” o vajmedet! Nuk me krijojne alergji firmat e veriut apo te jugut por hajdutet e parave publike nga cilado ane e Shqiperise qofshin. Kastrati dhe Salillari e kanete vetem e pa asnje tjeter dhe i kane blere kuotat per 200 mije leke te reja (http://www.monitor.al/rruga-e-kombit-catalyst-u-terhoq-nga-koncesioni-shiti-aksionet-te-kastrati-e-salillari-per-200-mije-euro/). Nje firme qe parashikohet te fuse ne xhep miliona euro blihet per dy aspra! Kuptove nashti se ku qendron problemi? Kujdes kur lexon e aq me teper perpiqu edhe te kuptosh!

    Reply to this comment
  7. Lumi June 23, 12:52

    Info analitike, produkt I se shkuares qe pret cdo gje nga shteti. Pse e ke inat privatin qe punon, paguan taksa e puneson njerez? Nuk u binde per 50 vjet or komunist?

    Reply to this comment
    • info analitike June 23, 16:39

      hahahah kur kermat komuniste te flasjin per privatin te gajasin fare. Ore produkt i njeriut te ri une dua privatin jo hajdutin privat. Kuptove nashti?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin