ZYRTARE: Shqipëria merr rekomandimin për hapjen e negociatave

April 17, 2018 15:50

ZYRTARE: Shqipëria merr rekomandimin për hapjen e negociatave

 

Komisioni Europian i ka dhënë Këshillit të Europës rekomandimin zyrtar për nisjen e procesit të negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Në deklaratën e saj pas takimit të Komisionit Europian mbi paketën e zgjerimit, Përfaqësuesja e Lartë e Unionit për Çështjet e Jashtme, Federica Mogherini, theksoi edhe njëherë se Ballkani Perëndimor i përket të ardhmes së Bashkimit Europian.

“Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe çdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat.

Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët.

Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin.

Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh.

Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”, tha Mogherini.

Sa i përket kundërshtimit të Francës dhe Gjermanisë për Shqipërinë, Mogherini u shpreh se “nuk na takon neve të bindim këshillin. “Rezultatet janë të dukshme, vendimi i sotëm bazohet në vlerësimin e progresit”.

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, u shpreh se rekomandimi vjen edhe si një lëvizje reciproke, pasi Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë detyrat e tyre.

“Sa i takon Shqipërisë, do të vijojmë me prioritetet kryesore të përmendura dhe më herët, administrata publike, krimi i organizuar, reforma gjyqësore dhe minoritetet. Sa i takon reformës në drejtësi kemi parë rezultate konkrete dhe të prekshme, por jemi në fillimin e këtij procesi shumë premtues, ndaj ky rekomandim është i justifikuar”, tha Hahn.

Dhënia e rekomandimit të pakushtëzuar pasohet nga një vizitë zyrtare dy ditore e Mogherinit në Tiranë, ditën e martë dhe të mërkurë.

Përfundimisht për hapjen ose jo të negociatave do të vendosë Këshilli i Europës në mbledhjen e radhës më 17 Maj, ku do të marrin pjesë edhe krerët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Deri më këtë datë do të zhvillohet një proces i vështirë lobimi, pasi çdo shtet anëtar i BE mund të vendosë veton kundër nisjes së bisedimeve.

a.s/dita

April 17, 2018 15:50
Komento

9 Komente

  1. 4 snajper edhe une ne dritare,prokuroria hesht per kete kriminel April 17, 15:58

    Nuk ju besojm te gazetes dita,po nuk e tha salikrimineli,po nuk e tha gazeta 55 e fahri bajges,po nuk e tha news 24 me komunistet se bashkim hoxha e co qe kur i shan salukun nxihen e nuk e duan veten.

    Reply to this comment
  2. Fat man April 17, 16:01

    Nuk “quhet” Qytecari Dixhital i qelbesires Sali thote ndryshe, Shqiperia nuk e meriton….. oh c’e ka gjet kriminelin po i iken petlla.
    Kusht hapjes se Negociatave eshte edhe ARRESTIMI i Saliut dhe Familjareve te tij, nga Shkerdheni e me rradhe.

    Reply to this comment
  3. populli para 90 April 17, 16:20

    Nje lajm Bombe per Shqiprine. Popull Shqiptar e ka meritu qe ne vitin 90 Nje Vend ne BE por politikanet e saj kane qene kundershtaret me te paskrupullt qe e mbajten peng kete Popull Evropian nga tradita kultura etj, etj.
    Rrofte shqipria Rrofte populli.

    Reply to this comment
  4. NETI VJOSA April 17, 16:35

    Urime Shqipëria ime!
    Urime Shqiperia jonë!
    Nje ngjarje epokale!
    Shqiperia në Familjen e madhe te Popujve Europianë!
    Së shpejti edhe sjqiptarët të barabartë midis të barabartve!
    Dhe nis rruga europiane e investimeve per ta prure edhe Atdheun tone te shtrenjte me te drejta te plota ne Familjen qe ëndërrojmë!
    Shqipëria ka çfarë ti japë identitetit europian, por dhe europianët e medhenj do ta ndihmojne Vellain e vogël të tyre!…

    Reply to this comment
  5. fteri April 17, 18:03

    Faleminderit Mogerinit dhe gjithë miqve tanë të BE-së ,për hapjen e negociatave të shqipërisë me BE,gjithmon fitore të tjera i presin shqipëtarët.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku April 17, 18:22

      O fteri po pse mer enverist i kalbet edhe ti u gezoke qe po hyme ne Europe, po do te qine kapitalistet o ftero. Cfare do t’i thush legjendes kur ta takosh ne ferr, qe ia shite b_then kapitalisteve.

      Reply to this comment
  6. Plaku Xhuxhumaku April 17, 18:20

    Epo shyqyr, ia hodhem, do te hame buke gruri bio tash e tutje. Thone qe do te behet me mire, po nuk e marrin vesh qe eshte mashtrimi i rradhes.

    Reply to this comment
  7. fteri April 17, 20:20

    O xhuxho , Kultura juaj të lë përshtypjen ZERO !

    Kuptohet që je bythëlëpirs i rritur në influencën e borgjezisë sharlatane,ty të paskan provuar kapitalistët borgjez ,se në kohën e socializmit prangat i prisnin bythëqirtë si ti.

    Por nuk është pikënisje e keqe ku të përpiqemi të shpjegojmë elementët përbërs nga ku jemi ne sot si popull dhe përse duhet të jemi pjesë e BE-së .

    Sipas kohës hidhet vallja ore kokrra e gomarit ,pikpamjet tua mbi taktikën dhe strategjinë jan zero !

    Sa për legjendën E.Hoxha ai ishte jashtëzakonisht intelegjent ,dhe krejtësisht komunist Marksist , Stalinist nga ana tjetër ,figura e tijë është 100% atdhetar .

    Ai ka mbajtur në njërën dorë shpatën e diktaturës ,dhe në dorën tjetër llampën e arsimimit 100% të popullit shqipëtar që vinte me 95 % të popullësisë analfabet.
    Shqipërinë e bëri lule .

    Reply to this comment
  8. Plaku Xhuxhumaku April 17, 22:46

    ftero, me fjalet qe perdor ti dhe shpiegimet qe jep ti, kultura juaj te le pershtypjen e BYTHES.

    S’po e zgjas më se nuk kam me pordhe per zoterine tende.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*