Partia Socialiste zyrtarizon kandidatin për zgjedhjet në Dibër

August 14, 2016 19:34

Partia Socialiste zyrtarizon kandidatin për zgjedhjet në Dibër

Partia Socialiste e ka përmbyllur fazën e konsultimeve duke përcaktuar kandidaturën e mazhorancës për kryebashkiak të Dibrës.

Ndryshe nga emri që u përfol këto ditë pas nje lajmi te kanalit TCH, kandidati nuk eshte Dionis Ymeraj por mjeku Muharem Rama.

48 vjeçari është prezantuar në orët e pasdites së sotme përpara strukturave lokale të Partisë Socialiste në Peshkopi nga ministri Damian Gjiknuri në cilësinë e kordinatorit të kryesisë së PS për këtë qark.

Vendimi i përcaktimit të kandidaturës u mor pas një procesi intensiv konsultimesh me strukturat lokale të Partisë Socialiste, me partitë e koalicionit qeverisës ashtu sikurse edhe me komunitetin vendor – thotë partia me e madhe e mazhorances.

August 14, 2016 19:34