Zyrtarët e vettingut mbrojtje të veçantë nga garda, pritet “furtuna” në drejtësi

September 30, 2017 09:57

Zyrtarët e vettingut mbrojtje të veçantë nga garda, pritet “furtuna” në drejtësi

Garda e Republikës merr në mbrojtje anëtarët e tre organeve të Vetingut, të cilët do të vendosin për fatin e mbi 750 gjyqtarëve dhe prokurorëve, në bazë të tre kritereve: Ligjshmërisë së pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Personeli i Gardës së Republikës, përpos mbrojtjes, do të kujdeset edhe për 27 njerëzit e organeve të Vetingut. Vendimi reflektohet në një raport i përgatitur nga Komisioni i Ligjeve.

“Është gjykuar nevoja për ofrimin e mbrojtjes së veçantë, nga personeli i Gardës së Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin e saj organik. Në këtë kuptim personeli Gardës së Republikës së Shqipërisë do të ofrojë jo vetëm mbrojtjen e posaçme, por do të sigurojë edhe shërbimin e transportit për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përputhje me këtë arsyetim, në variantin e rishikuar është rikonceptuar propozimi për pajisjen me shoferë”, thuhet në raport. Kjo zgjidhje është ofruar pra kërkesës së organeve të Vetingut për shoferë personalë për çdo anëtar.

September 30, 2017 09:57
Komento

3 Komente

  1. MH September 30, 14:15

    Nji sipermarrje shume e mire.Po qe te jete e shkelqyer duhet te merren ne mbrojtje edhe pjestaret e familjes si dhe vendbanimi.
    Nga kjo sipermarrje del pa dashje qe vete keto gjyqtare te drejtesise e kane ne gjak pa drejtesine qe te vrasin pa gjyqe.Kjo do te thote qe nuk njohin dhe rrespektojne institucionet si dhe vete institucionin nga i cili jo hanin buke po kertyleshin ne para te pa mund e pa djerse.Po te ishin vertet ashtu sic e kerkon drejtesia dhe ligji nuk do ishte e nevojshme te merren ne mbrojtje anetaret e Vettingut.
    Jam ne pritje te vargut jo te geshtenjave ne varg.Po te vargut te drejtuesve te drejtesise te vargezohen si geshtenjat ne varg pa e prishur rradhen.Jo me shumice po nji e nga nji mbasi ka vend strehim per te gjithe keto hora drejtesie.
    Mbas keti skaljonit,presim te dytin ku te perfshihen politikan dhe qeveritare te cdo ngjyre.Ne menyre qe populli ti gezohet jetes vete pa andrralla e veshtiresi po me drejtesi sic e do njerezimi ne mbare boten.

    Reply to this comment
    • Arben September 30, 17:09

      RRI REHAT FARE

      ME RROGEN 300 DOLLAR-SHE QE UA

      BERRI EDVERI PARDJE NE KUVEND, AS NUK

      DO TI NGACMOJE NJERI, PER ARSYEN E VETME

      NUK DO TI “BIEN NJERIU NE QAFE” KETA

      TE SHKRETET.

      Reply to this comment
  2. Arben September 30, 16:47

    MJAFTON RROGA QE U VAJTI NGA 500 DOLLAR

    NUK KANE NEVOJE FARE PER MBROJTJE,

    PER ARSYEN E VETME, NUK DO BEJNE

    ASNJE “ARMIK”, DO TA GJEJNE GJUHEN

    ME TE GJITHE, NE FUND TE FUNDIT

    JANE MIQ TE GJITHE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*