Zyrtarët holandezë kanë një përgjigje për Ramën e Ruçin

May 11, 2018 13:56

Zyrtarët holandezë kanë një përgjigje për Ramën e Ruçin

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi lidhur me zyrtarët holandezë që erdhën në Shqipëri me një mision faktmbledhës kanë bërë jehonë në mediat holandeze.

De Telegraaf thotë se zyrtarët holandezë nuk u vlerësuan gjatë vizitës.

“Politikanët e Hagës donin të shihnin me sytë e tyre nëse vendi i Ballkanit Perëndimor ishte gati për t’iu bashkuar BE-së”, thotë media holandeze.

I pari që ironizoi ishte Edi Rama. “Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione për të mbledhur fakte, më takojnë mua dhe ca deputetë dhe mikun tim të shtrenjtë me të cilin na bashkon një rrugë e ndryshme; dashuria për Holandën, Lulzim Bashën dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen në një gjysmë dite, ndërkohë që Komisioni Europian ka një ushtri ekspertësh që hanë fakte, pinë fake dhe dëgjojnë vetëm fakte?!”, deklaroi Kryeministri.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Gramoz Ruçi, që u shfaq në një bashkëbisedim me gazetarët, më shumë unik se sa të rrallë.

Nëse është një njollë e zezë e hashashit në Shqipëri, fara vjen nga Holanda, teknologjia vjen nga Holanda, tregu nga Holanda se është legalizuar. Unë nuk akuzoj Holandën, por pres që ajo të vlerësojë përpjekjet tona”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Kryeparlamentari i dërgoi gjithashtu një mesazh Europës në ditën e saj, në lidhje me shqetësimet e shprehura, për atë që disa vende anëtare e përkufizojnë si “kriminaliteti shqiptar”.

“Mua mund të më thonë edhe nostalgjik, por ne nuk kishim drogë, as korrupsion e as prostitucion. Këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Europë, i gjetën mes europianëve”, shtoi ai.

Por kryetari i delegacionit holandez në Shqipëri, Malik Azmani e ka një përgjigje duke e quajtur të dobishme vizitën: “Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se në Shqipëri është prekur një akord i ndjeshëm nga pyetjet që kemi bërë”.

Shkrimi më pas vijon se megjithatë se në delegacionin holandez ka shqetësime të mëdha për lajmet e fundit nga Shqipëria. “Prokurori që shqyrtoi një ish ministër u la mënjanë. Dhe vëllai i një ministri i cili është dënuar në Itali për një çështje droge nuk është ekstraduar sipas medias lokale. Dhe më herët qeveria holandeze ka thënë se Shqipëria nuk është gati për të çelur negociatat”, thuhet në shkrimin e De Telegraaf.

l.h/ dita

May 11, 2018 13:56
Komento

9 Komente

  1. Gopisti Karlo May 11, 14:07

    Po qe kryetari I opozites eshte bythqire, a pengon kjo hapjen e negociatave? Une them jo. Kjo madje per holanduqet eshte positive. Perpara bythqirja.

    Reply to this comment
  2. Arben May 11, 16:07

    Shyqyr te pakten fajin kesaj rradhe nuk e ka me Saliu por e ka Luli

    Reply to this comment
  3. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit,Drejtesia do teBEHET. May 11, 18:11

    O Roci,po perse kerkon te mohosh prostitucionin ne kohen tuaj,kur ne diktaturen komuniste nuke ishin te pakta kampet e internimeve te populluar me prostituta,pa harruar ato femra fatkeqe qe perdhunoheshin dhe i cfrytezonte ish sigurimi dhe policia per te zbuluar armiqte e kllases,e keto nuke ishin te paket ne numur,apa jo?O rucovic,po ato prostituta pasoje e cmendurise per seks mga drejtore,kryeinxhiniere,shefarepartesh,brigadiere e krietare kooperativash,pa harruar ministra e zevendes ministra qe zyrtat e tyre i kthyen ne bordello,gje qe nje pjese e tyre u ndeshkuan dhe nga Enver Hoxha e partia,apo ky nuke ishte prostitution?Mjaft me,me lojra fjalesh e demagogji te perdale,se nje fshat qe duket nuke ka nevoje per kallauzer;thote populli.O Ruci,kohes se demagogjive komunisto-nazifashiste si “sherbe,perca e sundo,dhe mashtro,mashtro se dicka do te fitosh”i mbaroje vaji kandilit,ashtu sikurse trimerise nga fuqia e pushteteve.Shqiptaret nuke kane nevoje per gufurrje,por per te pranuar nje rrealitet te dhimshem shqiptare pasoje e politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot,aqe sa detyruat qe populli,SHBA e BE te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit.Ne moralin tuaj eshte ti kerkoni falje popullit per plaget qe i keni shkaktuaf deri me sot,pastaj kakaris si gjeli seper plehut tuaj ndaj politikaneve holandez.Doni apo nuke doni ju o mije kenetash qe visheni si gra,Drejtesia do te BEHET.

    Reply to this comment
  4. çorba e prishur ! May 11, 18:49

    …..Arbeni-çorba e prishur e Saliut na shërbehet si e fraskët !…

    Reply to this comment
  5. Alphade May 11, 20:12

    Ne te semes,
    Saliqenit qojlen e tij lulush…..

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro May 11, 22:31

      QEVERIA SKA FAJ , FAJIN E KANE TE TJERET , SALIU , BASHA , GJERMANET , HOLLAMDEZET, ME NJE FJALE ARMIQTE E JASHTEM E TE BRENDSHEM . LAVDI UDHEHEQESIT TE LAVDISHEM ED DROGES!

      Reply to this comment
  6. Alban Dega May 12, 07:50

    O EVROPE O KURVE E VJETER…!?

    – Me evropian se vet evropianet !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kambana alarmi per Brukselin…

    Sipas te dhenave te shtypit evropian dhe amerikan qe u referohen agjencive ligjzbstuese, rreth 500 deputete dhe zyrtare deri ne nivele te larta politike te vendeve anetare te BE -se dhe Britanise se Madhe perfshi edhe dhjetra anetare te Parlamentit Evropian jane te pickuar , te kapur ose rekrutuar nga Ish- KGB dhe GRU sovjetike ruse.
    As shtylla kryesore e BE -se dhe miku me i fuqishem perendimor i Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb, kuptohet pas SHBA-se, Gjermania nuk ben perjashtim.
    Ishin KGB -ja dhe GRU-ja sovjetike qe kishin depertuar deri tek kryesekretarja e ish-kancelarit gjerman Helmut Shmidt, neper duart e se ciles kalonin te gjithe sekretet madhore te BE-se, NATO-s, SHBA-se !
    Ish- kancelari tjeter Gjerman Shrojder punon tash sa vite per Korporaten me te madhe ruse te Naftes se Putinit, Lukoil !?
    Kryetari i Komitetit te Ceshtjeve Evropiane te Bundestagut gjerman Gunter Krischbaumeshte, i anatemuar prej vitesh edhe nga vete shtypi gjerman, me seriozi dhe me i sakti ne BE, si dore e zgjatur e Putinit dhe sherbimeve sekrete ruse ne Gjermani., pa u futur ne aferat korruptive te bashkeshortes se tij rumune, nje nga fidanushtet e rendesishme te spiuneve te Kremlinit ne Evropen Lindore dhe ne BE nepermjet femrave bukuroshe me te cilat si KGB-ja, RÍA sot, dhe GRU-ja kane care rrugen e historise me p. jeshkat e tyre ne dore !
    Kur kjo dukuri ka permasa te tilla ne vendin dhe shtetin me te fuqishem e me te disiplinuar ne BE nuk eshte e veshtire te merret me mend se cfare ndodhe ne shtetet e tjera anetare te Evropes se Bashkuar .

    … e aq me shume per shqiptaret

    Kjo eshte nje kambane alarmi jo vetem per BE-ne, por per mbare Boten, ne menyre te vecante per nje vend te vogel si Shqiperia si shtet e shqiptaret si komb i sakatuar, copetuar e gjakosur ne menyren me te perbindshme tash e 150 vjet !
    Ishin politika albanofobe ruso- sllave dhe pazaret e felliqta te Portes se Larte te Stambollit dhe Sulltan Abdylhamitit me Shen Pjeterburgun, ishin Kongresi i Berlinit, Konferenca famekeqe e Londres dhe deri diku edhe Jalta qe krijuan Golgoten Shqiptare, genocidin dhe “token e djegur “ te Kosoves, Camerise e gjitheshqiptare !
    Ishte lapsi i kuq i Winston Churchillit dhe jo “ Ylli i Kuq “ i Stalinit qe e perplasi Shqiperine e sakatuar nen “Draperin e Cekanin” stalinist, qe Enver Hoxha ia kaloi edhe atij vete me luften e klasave, me luftes kunder fese, me kolektivizimin e tufezimin jo vetem te bujqesise e blegtorise, por edhe me “njeriun e ri” ala Stahanov e ala Lej Fen qe tjetersoi edhe vete njeriun shqiptar !
    Eshte politika e sterkorruptuar, atdherrenimet dhe atdheshitja e Sali Berishes dhe “Bandes se Gangstereve” politike e biologjike te tij qe e lan per 27 vite popullin me properendimor e me proamerikan ne Evrope e ne Bote jashte familjes se tij natyrore, Bashkimit Evropian.

    Me properendimor se vete perendimoret !

    Eshte i vetmi popull evropian qe u ngrit dhe shkallmoi diktaturen komuniste me te eger komuniste ne Evrope me kushtrimin mbare popullor:
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Ishte populli shqiptar me Gjergj Kastriotin Skenderbeu ne krye, qe per 25 vjet mbrojti me gjakun e vet jo vetem Atdheun e vet, por edhe kristianizmin dhe qyteterimin evropian nga Perandoria Otomane dhe ne vend qe te ndihmohej e shperblehej, u shit si mall pa zot e u shperdor si monedhe kembimi per te permbushur oreksin ruso- sllavo- grek ne kurriz te tij e trojeve historikisht Shqiptare!
    Ishte diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha, dhe shqiptaret qe perzune me bisht nder shale luftanijet e nendeteset, floten ushtarako- detare te BRSS-se e te Traktatit antiperendimor te Varshaves ne vitet gjashtedhjete nga e vetmja baze ushtarake e saj ne Mesdhe duke i kursyer Perendimit demokratik miliarda dollare perballe kercenimit rus…
    Mirepo ne kohen qe populli shqiptar kercenohej nga uria per shkak te thatesires rrenimtare te viteve 60 dhe asnje vend perendimor, as Italia as Franca… askush nuk pranoi ti shiste grure apo miser as me valute e flori ne dore.
    Vetem bujaria e Kines qe i ktheu nga rruge vaporet me grure, oriz dhe miser per popullin e vet drejt Durresit dhe shpetoi popullin shqiptar nga vdekja masive per buken e gojes !
    Keto jane faktet historike !
    Jo rastesisht shqiptaret dhe zemra e plasur nga genocidi 130 vjecar serbo- sllav e popullit te Kosoves thuri kengen “ O Evrope o kurve e vjeter …. “
    E cfare ndodhi e si po e trajton Evropa e Bashkuar pranimin e Shqiperise e Kosoves ne gjirin e saj naturor e shpirteror!?

    Miliardat e BE-se per Beogradin e Meka e Nena Serbise !

    Iu hap drita jeshile e bisedimeve per anetaresim perpara Serbise e Malit te Zi, te bombarduara nga avionet e NATO-s e BE-se per shkak te genocidit ne Kosove, dhe i pari shtet jashte BE-se me flamur shteteror kopje e Flamurit te tij e qe perdori si monedhe te saj Euron, shteti drejtesia e te cilit kontrollohet nga Brukseli, e Evropa akoma nuk ia ka hequr as vizat per te udhetuar si evropiane ne Evrope !
    BE “e mencur” investon miliarda euro ne Serbi, nderkohe qe Beogradi e Vucici shpenzojne miliarda euro per te blere raketa e aeroplane, tanke e pajisje luftarake nga Putini e Moska !
    Politiqyqaret vendímarres evropiane kakarisin nate nate e dite per te mos lejuar depertimin dhe influencen ruse ne Serbi, ndersa zhvillojne manovra te perbashketa, kane baza ushtarake, e qendra spiunazhi e dizinformacioni ala Sputnik ne Nishin ish- shqiptar e ne mbare Serbine , udheheqesit me te larte serbe e kane kthyer Mosken njesoj si Haxhijte Meken ku falen dite e nate !
    Evropa investon miliarda euro … Beogradi falet tek Nene Rusia !
    E mua ketu ne Nju Jorkun e larget se si me kushtrojne si himn vargjet e zemres se zhuritur te folkut kosovar , te kombit tim:
    O Evrope o kurve e vjeter … !
    E ndjehem krenar per popullin kombin tim te lindjes ! Pse !?
    Edhe perballe ketij mali padrejtesish e intrigash, lumenjesh gjaku e genocidi, perballe rrezikut te shfarosjes, mbijetoi e mbetet populli 95 per qind properendimor e proamerikan !
    Tash e 550 vjet jemi populli me evropian ne Evropen qe po vonon e po na le duke pritur para deres se shtepise sone te perbashket ne themele te se ciles jane jo vetem gjaku dhe sakrificat tona, por edhe qyteterimi yne i lashte qe gjithmone i ka pasur mendjen e syte. shpirtin dhe zemren nga Evropa e SHBA-ja! Me evropian edhe se vete evropianet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*