Zyrtari i DASH: Islami radikal nuk është pjesë e kulturës shqiptare

August 26, 2016 17:26

Zyrtari i DASH: Islami radikal nuk është pjesë e kulturës shqiptare

Për zgjidhjen e problemit të radikalizimit fetar, Kosova dhe vendet e Ballkanit duhet të ndihmohen në rrugën e integrimit në Evropë, thotë zyrtari i Departamentit të Shtetit, Daniel Fried. Në një intervistë për shërbimin gjeorgjian të Zërit të Amerikës, zoti Fried tha gjithashtu se Kosova duhet të nxisë dhe kultivojë traditat e saj të tolerancës dhe të mos ndikohet nga forcat e jashtme.

Zgjidhja e problemit të radikalizimit fetar në Ballkan është integrimi i vendeve të rajonit në Evropë, thotë zyrtari i Departamentit të Shtetit. Koordinatori për Politikat e Sanksioneve dhe ish Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, thotë se qeveritë e vendeve të rajonit duhet të inkurajojnë institucionet fetare vendase të cilat janë të njohura për tolerancën e tyre.

“Ekstremizmi dhe islami radikal në fakt nuk janë pjesë e kulturës boshnjake ose asaj shqiptare. Ato janë importuar. Qeveritë në rajon duhet të ndihmojnë tradidat e tyre islamike që janë shumë më tolerante. Kjo është një përpjekje e vështirë.”

Zoti Fried tha se edhe pse Kosova është një vend i ri me institucione jo shumë të forta, ajo është në një pozitë më të mirë për ta luftuar radikalizmin se sa në kohën kur ishte nën menaxhimin jo-funksional të OKB-së.

“Nëse Kosova nuk do të ishte e pavarur, nëse ende do të ishte nën menaxhimin jo-funksional të OKB-së, problemi i radikalizimit do të ishte më i madh. Por, pasi Kosova është vend i pavaruar, pasi Evropa dhe Shtetet e Bashkuara shihen si faktor ndihmues në Kosovë, ne kemi kapital politik atje.”

Ai shtoi se banorët e Kosovës duhet të nxisin dhe kultivojnë traditat e tyre të tolerancës dhe të mos ndikohen nga forcat e jashtme.

Autoritetet në Kosovë thonë se gjatë muajve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri i përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme, por ka pasur përpjekje për t’u bashkuar në këto luftëra. Aktualisht, sipas zyrtarëve të qeverisë, në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme ndodhen rreth 80 qytetarë nga Kosova, ku gjysma prej tyre janë gra dhe fëmijë. / VOA

August 26, 2016 17:26
Komento

3 Komente

  1. legjenda e enverit per mjekerrcjapet August 26, 17:45

    Zoti Fried duhet te shtoje se ne Shqiperi ne krahesim me kosoven ka shume shume me pak islamizem radikal dhe ndjehen me shume shqiptare se si fetare.

    dhe kjo ka nje aresye qe ky anglezi me poshte e spjegon bukur..

    Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).

    Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
    Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.

    Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
    Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
    “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
    Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
    Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
    E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
    Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
    Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
    Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
    Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
    Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
    Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
    Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
    Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
    Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”.dhe me vone “Berisha Akbar”

    Reply to this comment
  2. # August 26, 19:05

    Islami Shqiptare nuk asht radikal.Por ka me shumice koqevare radikal qe i bajn hyzmet ISIS.
    Keto radikal jane ma kriminel se SS e Gestapoja Gjermane e Hitlerit.

    Reply to this comment
  3. DRENICA E KUQE August 26, 21:55

    DASH dhe z. Daniel Fried duhet te dijne se asnje Islam dhe aq me pak Islami radikal eshte pjese e kultures shqiptare. Kultura, doket dhe zakonet e shqiptareve jane unike, origjinale dhe autoktone, me prejardhje iliriko-homerike. Per shqiperine dhe shqiptaret duhet te flasim ne shqiptaret dhe jo renegatet tane qe i kane shperndare pushtuesit tane neper kontinente tjera!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*