“Ballkani mbetet derë e thyer…”

May 21, 2017 09:29

“Ballkani mbetet derë e thyer…”

 

Të mërkurën në Capitol Hill u mbajt një seancë e posaçme dëgjimore me temën “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”.

Ndihmëssekretari i SHBA-së Hoyt Yee shprehu mendimet e tij lidhur me çështjen e Ballkanit.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike shprehën shqetësimin e tyre për shkurtimin e buxhetit për Departamentin e Punëve të Jashtme si dhe ngritën pyetje rreth strategjisë së veprimit në Ballkan nga qeveria e Donald Trump-it.

Hoyt Yee tha që strategjia e SHBA-së për Ballkanin mbetet e njëjtë pa marrë parasysh administratën qeverisëse.

“Në të gjithë rajonin po rritet nacionalizmi dhe retorika e politikanëve gjithnjë e më shumë është përçarëse. Edhe pse Ballkani nuk e dominon skenën ndërkombëtare si më parë, rajoni ende përballet me sfida të mëdha dhe derisa këto të mbesin të hapura, rrezikojnë interesat e SHBA-së në Europë”, tha Hoyt Brian Yee.

Ai shtoi se ndikimet e Rusisë në Ballkan janë shqetësuese.

Hoyt Yee mendon se nëse nuk merren tani masat e nevojshme që rajoni të vazhdojë rrugën drejt integrimeve euro-atlantike, atëhere do të nxiten konflikte që me siguri do të prekin edhe interesat e SHBA-së.

Për Shqipërinë, Hoyt Yee thekson se me ndihmën e SHBA-ve veçse kanë filluar reforma që do të forcojnë të drejtat ligjore dhe do të çlirojë institucionet nga korrupsioni.

Diplomati amerikan tregon edhe planin se si do të veprohet për t’ju kundërpërgjigjur Rusisë, që është duke investuar për rritjen e influencës në Ballkan.

“Aktualisht Ballkani Perëndimor është plotësisht i varur nga Rusia për gazin natyror. Duke mbështetur projekte që vendet e Ballkanit të kenë mundësinë të importojnë gaz nga më shumë burime do të zvogëlohen ndikimet Ruse atje”.

Mbështetja e mediave  që të mund të përballohen mekanizmat propaganduese të Rusisë, do jetë një objektiv tjetër i planeve të SHBA-së në Ballkan.

Hoyt Yee ka bërë të qartë edhe një herë që fondacioni Soros është një nga shumë organizata që SHBA i ka mbështetur. Spekulimet se SHBA-të interesat e tyre i përcjellin me ndihmën e organizatave si ajo e Sorosit ai i hodhi poshtë ashpër duke bërë të qartë se “organizatat si Sorosi tentojnë me vetëinciativë të bëhen pjesë e politikës që ndjek SHBA-ja në Ballkan”.

Hoyt Yee në fund potencon edhe një herë se “rajoni në tërësi është ekonomikisht i dobët dhe politikisht i paqëndrueshëm. Pa ndihmën tonë dhe të Bashkimit Europian në proceset e reformave, ka rrezik konkret për konflikte të reja”.

Seanca dëgjimore u mbyll nga Dana Rohnbacher, që shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe shprehu gatishmërinë për takime të tjera për këtë çështje.

Fjalët e fundit të seancës të zotit Rohnbacher ishin: “Ballkani mbetet derë e thyer, ku të gjitha anët politike tentojnë të rrisin influencën e tyre”.

DW

May 21, 2017 09:29
Komento

2 Komente

  1. Adih May 21, 15:43

    Qe ti largohemi prezences ruse nje here e pergjithmone nga Shqiperia ,jane vetem keto dy gjera te vogla, per ju perendimore ,per ti bere .Keni gurin dhe arren ne dore.
    1 … Prona duhet te shkoje tek i zoti .Deri me sot numuri viktimave ka harritur shifra te frikeshme ,nga statistikat jane 10 mije viktima per ceshtjen e pronave ,ku me keqeardhje ja kalojne ne numer diktatures Staliniste shqiptare . Nuk ka investime ,edhe privati i ndershem te investoje, nuk investon dot ,sdi kujt ti drejtohet e pa permendur firma te medhaja serjoze ,ku do ndihmonte per punesim ndaj popullsise te pa pune , nuk afrohet njeri . Dhe nga ana tjeter une e shoh katastrofike te ardhmen e shtetit Shqiptar .Saliu dje dhe Rama sot, i jane lutur Merkelit dhe Hollande (aman na i shtyni dosjet e shumta ne Gjykaten e STRASBOURGUT ,kunder shtetit shqiptar nga pronaret se jemi pa leke )Keta bashibozuke neokomuniste te pa pergjegjshem ,dhe pro RUSE ,jane kunder zhvillimit ,kunder drejtesise dhe kane 26 vite qe shkelin Kushtetuten ne menyre brutale nen stop ,njelloj nga te gjithe.Une qe po shkruaj e dua shqiperine ,dua paqe ,dua debate ne tavoline ,dhe me sa shoh popullit shqiptare i ka shkuar thika ne palce, per mos ekzistencen minimale te jeteses . Duhet nje shkendi e vogel dhe populli do te cohet pa prijesa politike ,dhe nuk do me vinte mire nga revolta popullore , dhe nga ana tjeter do u kenaqte Rusi. Jane bere e vjedhur sidomos ne bregdet hotele me pishina e me lek te pista ,si ne mall te babes. Ndeshkohini , me reformen ne drejtesi ,te shohim cfare do sjelle ,qofsha i gabuar personalisht jam pesimist .
    2..Duhet pa tjeter, ka ardhur koha simbas artikullit tuaj te mesiperm ,,,,Te hapni dosjet e sigurimit te diktatures per politikanet shqiptare te ketyre 26 viteve ,ku do i kini me shumice ne te gjithe keto parti te vjetra qe u themeluan me kujdes nga diktatori R Alia. E them se nje here e pergjithmone do zhduket me rrenje ,,influenca Ruse ,dhe keta do kene vetem dy mundesi per te kerkuar Azil politik ,ose ne Rusi ose ne Korene e Veriut . Te mos kene merak ,do ja u bejne letrat .Ka ardhur koha te zevendesohen me politikane te rinj dhe me ide ,dhe me vepra pro perendimore..Dy rruge kini ose ta kini mire ju perendimoret me keto 4 a 5 neokomuniste ,dhe kondra gjithe popullit te ndershem ,ose ta keni per jete te jeteve mire me popullin Shqiptar ,qe ja siguroj eshte 98 % pro perendimor. I lini falenderimet e juaja ,urime ,pse u zgjodhe President , a kryemin ose minister .Kjo eshte tamam te lyeesh me boje fasadat e rrenuara qe nga lufta e pare boterore.Populli shqiptar ka nje thenie te sakte , mos i shikoni gunen ketyre neokomunisteve te socem politikane , por shikoini punen ,qe po shkelin kushtetuten qe prej 26 vitesh nen stop e deri me sot .
    Presim me padurim reformen ne drejtesi ,ku te filloje dhe eshte mire dhe e domosdoshme per popullin e ndershem ,transparenca ,diktati i ligjit perendimor ,per zhvillimin e prespektiven e shqiperise e shqiptareve . E presim me padurim.
    Jemi mirenjohes Amerikes dhe BE per ndihmen e pa kursyer me kembengulje te hekurt ,qe po ndihmojne shtetin ligjor ne shqiperi ,ku shqiptaret me zi po presin dhe e kane me se urgjente . e me se te domosdoshme.
    Edhe nje here faleminderit USA dhe BE…

    Reply to this comment
  2. Adih May 21, 15:59

    Ju lutem ipeni komentin tim, per begatine e prespektiven e popullit te mjeruar Shqiptar dhe largimin nje here e pergjithmone te influences RUSE ne shqiperi e Ballkan
    Faleminderit per mirekuptimin e nderuar gazeta dita…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*