Zyrtari i DASH: Shqipëria, më shumë përpjekje për drejtësinë

November 3, 2015 18:20

Zyrtari i DASH: Shqipëria, më shumë përpjekje për drejtësinë

Gjatë intervistës së tij të para disa ditëve për Zërin e Amerikës, i pyetur për takime të mundshme me zyrtarët amerikanë, Kryetari i parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta tha se vizita e tij në Uashington ishte e përqëndruar në Kongres.

Pas interesimit të Zërit të Amerikës, një zyrtar i Departamentit të Shtetit, tha se Kryetari i Parlamentit Meta, u takua më 30 tetor, me Zv/Drejtorin e Zyrës për Evropën Lindore, Ian Campbell.

Sipas zyrtarit amerikan, në takim u diskutuan probleme që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, integrimin Euro-Artlantik dhe çështje për të cilat palët kanë shqetësime të përbashkëta.

Shtetet e Bashkuara, thekson më tej zyrtari amerikan, i bëjnë thirrje qeverisë së Shqipërisë dhe gjithë udhëheqësve politikë të intensifikojnë përpjekjet për miratimin e reformës në drejtësi, për luftën kundër korrupsionit dhe për miratimin e ligjeve për dekriminalizimin e parlamentit. / VOA

November 3, 2015 18:20
Komento

7 Komente

  1. why ? UPR November 3, 18:33

    BOLL O ELEZ PO E TALLNI ATE POPULL

    PA U DENUAR QENI TROPJES SALI BERISHA..VECSE PO I NGRINI MONUMENTIN ENVERIT

    Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti

    PER CFARE LESH DREJTESIE FLISNI O ELEZ

    Reply to this comment
    • korçari November 4, 09:30

      O LIKE FLORIRI je nje nder banditet me te pacipe (sigurisht me kollare) hakat e ketij populli te grabitur do te te zene se shpejti

      Reply to this comment
  2. Diu November 3, 18:40

    Ky po qe eshte nje lajm,jo intervista e metes ne voa,qe tregoje qe eshte nje politikan i vogel tipik ballkanas inatci dhe burracak.

    Reply to this comment
  3. OSMAN November 3, 19:11

    Me pelqeu shume artikulli i BEDRI ISLAMIT, i botuar sot ne GAZETEN DITA qe une simpatizoj me shume se te gjitha gazetat e tjera. pershendetje.

    Reply to this comment
  4. Arben November 3, 20:52

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    Reply to this comment
  5. F.Sulaj November 3, 21:32

    BOLL ME SABOTATORET.

    Kokat,sali,meta,nishani,luli,dhe ish komunistat dikur me pozite,duhen ndaluar te meren me politiken e atdheut.Keta kane 24 vite qe sabotojne progresin e shqiptareve.

    Reply to this comment
  6. intelektuali November 4, 10:48

    ILIR METEN NUK E PRITI ASKUSH NGA ADMINISTRATA E OBAMES DHE LIKE FLORIRI U LARGUA NGA SHBA ME BISHT NE SHALE I INJORUAR DHE I PERBUZUAR NGA BOTA DEMOKRATIKE.

    Intervista ne VOA vetem sa konfirmoi kete fakt te trishtueshem per Shqypnine Komuniste qe la pas Enver Hoxha me amanetin per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG personal te Mafies me pushtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*