Zyrtari i DASH takon nesër edhe Majlinda Bregun, ja çfarë thotë ajo

May 14, 2017 13:54

Zyrtari i DASH takon nesër edhe Majlinda Bregun, ja çfarë thotë ajo

 

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee do të mbërrijë nesër në Tiranë, në një përpjekje të fundit për të gjetur një zgjidhje mes mazhorancës dhe opozitës për të shpëtuar zgjedhjet e 18 Qershorit.

Ai pritet të takohet me krerët e lartë të shtetit, përfshi këtu edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Por ajo që bie në sy në axhendën e zyrtarit të lartë amerikan është një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.

Ish-ministrja e Integrimit e ka shprehur hapur si në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ashtu edhe në media qëndrimin e saj kundër mënyrës se si Basha po e mban opozitën jashtë zgjedhjeve.

Bregu, e kontaktuar nga “Panorama”, ka konfirmuar takimin që do të zhvillojë nesër me Hoyt Brian Yee.

Ndërkohë para kësaj vizite në Tiranë, zyrtari amerikan dha një mesazh shumë të qartë për vendet e rajonit nga Podgorica ku ndodhej dje.

Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt, se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin”, tha Yee, sipas një artikulli të botuar në portalin European Western Balkans.

 

May 14, 2017 13:54
Komento

1 Koment

  1. JamSerb Malltezi May 14, 17:49

    Puna eshte se cfare do te thote Shkerdheni me gojen e Qim Pekes…. per kete jemi ne merak, te tjerat nuk kane fare rendesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*