Zyrtari i “Venecias”: 13 tetori, biseda me Ramën dhe dy opozitat

September 11, 2019 19:36

Zyrtari i “Venecias”: 13 tetori, biseda me Ramën dhe dy opozitat

Ndërsa mazhoranca, opozita dhe Presidenti vazhdojnë debatin rreth 13 Tetorit, Komisioni i Venecias e ka kuptuar qartë këto ditë në Tiranë, se atë të diel në Shqipëri nuk do të kemi zgjedhje.

Për A2 CNN Thomas Markert, Sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit, pohoi se nuk ka parë asnjë përgatitje për një proces të ri zgjedhor në vend, ndërsa mendimi për veprimtarinë e presidentit për 30 qershorin pritet të publikohet më 11 tetor.

Presidenti ka një tjetër datë. 13 tetorin, vetëm dy ditë pasi ju të jepni opinionin final nga Komisioni i Venecias.?

Markert: Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor.

 Nuk është një datë e ligjshme, data e dekretuar e presidentit Ilir Meta për 13 tetorin?

Markert: De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni.

Por a e ka shkelur Presidenti i Republikës ligjin me zhdekretimin e 30 qershorit?

Markert: Nuk do të komentoj tani opinionin që do të publikohet muajin e ardhshëm.

Përgjatë 48 orëve në Tiranë, të deleguarit e Venecias kanë pasur takime me përfaqësuesit më të lartë politikë.

Markert: Opozita parlamentare nuk ka një qëndrim të unifikuar, por qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparlamentare, i ka të qarta qëndrimet e saj.

Po qëndrimi i kryeministrit Edi Rama cili ishte?

Ju e dini që kryeministri Rama ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e presidentit. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve.

Burimet nga takimi me komisionin hetimor  thanë per televizionin se çështja do të trajtohet në aspektin ligjor dhe kushtetues. E po kaq teknik, pritet të jetë edhe opinion final, ku në thelb do të përmbajë 8 përgjigje për 8 pyetjet që komisioni hetimor ngriti për veprimtarinë e Presidentit të Republikës, lidhur me 30 qershorin.

 

l.h/ dita

September 11, 2019 19:36
Komento

5 Komente

  1. Peza September 11, 19:53

    Zoterinj te “Venecies”!
    Ju jeni bashkefajtore te kesaj situate te pa precedent ne bote,sepse edhe sot heshtni per shkakun kryesor te te gjithe trazirave ne Shqiperi:Ndryshimet kushtetuese te 2008!
    Nje Kushtetute e miratuar me Referendum popullor u ndryshua brenda nates,pa asnje transparence dhe me votat e Kuvendit!
    PSE HESHTNI ndaj ketij “GRUSHTI SHTETI”?!

    Reply to this comment
    • Kalimtari September 11, 20:42

      Sepse ata vete ja sugjeruan o Peza,duke e ditur qe populli eshte bageti e pa pergjegjeshme,atehere c’rendesi ka cobani,mjaft te kene njerin qe i bindet atyre.

      Reply to this comment
  2. Fatmiri September 11, 20:16

    Per deri sa nuk do te kete zgjedhje ne Tetor d.m.th “dekreti “i presidentit ka qene ne shkelje te kushtetutes!.

    Reply to this comment
  3. USA September 11, 20:22

    Venecia nuk ka asnje faj po politikanet tane nuk kane Frike as ligj as kushtetute se ka Mosndeshkim ne Vazhdimesi. Dhe Garanti kushtetutes qe normal duhet jete presidenti behet pale duke shkel kushtetuten duke dekretu nje date tjeter Zgjedhje pa pyet mazhorancen. Po rendesi ka Mosndeshkushmeria.

    Reply to this comment
  4. kris 1 September 12, 00:58

    Problemi themelor eshte sistemi elektoral dhe ligji per financimin e bandave politike.Ndryshim I sistemit elektoral I hedh ne kazanin Ku u takon plehrat pardesybardhe.
    reforms ne drejtesi pa ndryshim te sistemit elektoral eshte nje flluske sapuni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*