Zyrtari i lartë i BE viziton Shkodrën, ish-ministri i tregon pak nga historia

August 2, 2019 22:07

Zyrtari i lartë i BE viziton Shkodrën, ish-ministri i tregon pak nga historia

Zyrtari i lartë i BE, Carl Bildt, i cili ka postin e bashkëkryetarit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, ka vizituar paraditen e sotme qytetin e Shkodrës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Bildt ka bërë me dije se po vizitonte shkurtimisht qytetin e Shkodrës, i cili sipas tij është një qytet interesant.

“Nganjëherë përfundon në Shkodër. Por është një vend interesant”, shkruan Bildt.

Ndërkohë që edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka komentuar në Twitter zyrtarit të BE, duke e ftuar edhe për një vizitë tjetër në Shkodër, për ta njohur edhe më shumë me qytetin verior.

“Është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Një qytet që ndërthur trashëgiminë austriake-hungareze me ato veneciane dhe osmane. Plus socializmi sigurisht. Shumë gjëra për të parë në qytet dhe zonat përreth”, ka shkruar Bushati.

Ndërkohë Bildt i ka kthyer sërish përgjigje ish-ministrit të Jashtëm, duke i thënë se do ta shijojë qëndrimin në Shkodër edhe pse për një kohë shumë të shkurtër.

“Faleminderit! Padyshim që do ta shijojmë. Vetëm një qëndrim i shkurtër për fat të keq”, i është përgjigjur zyrtari i BE.

j.l./ dita

August 2, 2019 22:07
Komento

2 Komente

  1. Lili August 3, 07:11

    Fjale fyese !
    Ishallah per ne eshte hera e fundit qe e shohim kete se shume mekate ka kunder shqiptareve sidomos ne kosove! Nje nder njerezet qe duhet te heshte cdo here per punet e Balkanit ku u treguar nje deshtak te klasik te pare!

    Reply to this comment
  2. Akil August 4, 05:37

    Ja si shkruan ish ministri për Shkodrën: “Është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Një qytet që ndërthur trashëgiminë austriake-hungareze me ato veneciane dhe osmane. Plus socializmi sigurisht. Shumë gjëra për të parë në qytet dhe zonat përreth”, ka shkruar Bushati.
    Nuk e din ky ish ministër i jashtëm se Shkodra ka qenë kryeqyteti i Ilirisë me mbretëreshën Teuta? dhe se ka qenë qytet-shtet i kohës së bronzit? Por këta janë ministrat tanë, dinë veç të lidhin ushkurët e tyre, më tepër asgjë. Shkodra si qytet ISKODRA është ndërtuar nga pellazgët të parët e shqiptarëve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*