Historike: Zyrtarizohet emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”

January 11, 2019 19:21

Historike: Zyrtarizohet emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota pro miratoi ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Deputetët me shumicë votash kanë miratuar amendament 33, 34,35, 36 të propozuar nga Qeveria dhe partitë propozuese.

Pas tre ditëve të seancës së caktuar, Kuvendi sot mbylli votimin, duke pranuar edhe propozimet e dy partive shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, që kanë të bëjnë me ndryshimet në pjesën e shtetësisë si dhe përkujdesjen për diasporën. Përmes këtyre propozimeve janë pranuar disa nga kërkesat e partive shqiptare.

Amendamentet ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit. Sipas marreveshjes, emri Republika e Maqedonisë ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.

l.h/ dita

January 11, 2019 19:21
Komento

9 Komente

  1. besa January 11, 19:50

    Bravo Maqedonia !

    Reply to this comment
    • KORÇARI January 11, 20:26

      TURP SHQIPTARËVE TË ILIRIDËS.
      QË SOT E TUTJE NUK DO TË QUHEN MË SHQIPTARË POR SLLAVO MAQEDONË.
      TURP TURP !!!!!!

      Reply to this comment
      • kurioz January 11, 20:37

        Pse gezojne shqiptaret o korcari? Ca fituam?

        Reply to this comment
      • PO , PO January 12, 17:50

        @Korçari !
        Këtë herë nuk jam i një mendje me ty , sepse maqedonasit , qofshin të veriut , të jugut , apo qendrës , janë dhe mbeten maqedonas . Termi Maqedoni e Veriut , do të thotë se , realisht aq ka mbetur e pa varur , sepse pjesa tjetër në jugë është okupuar……. !

        Reply to this comment
  2. GRUSHTI i Enver Hoxhës ! January 11, 21:45

    Por, slavët s’kanë qenë kurrë MAQEDON; nuk janë maqedon, as kurrë s’do t’jenë maqedon, pavarësisht se SLLAVËT që kanë ardhur si pushtues në tokën e Maqedonisë antike (ilirike), vazhdimisht kanë dëshiruar e kanë pretenduar që ta quajnë veten MAQEDON dhe, që t’i njeh edhe bota për MAQEDON !?!

    Po, ku keni dëgjua ju, pavarësisht edhe përkundër të gjitha përpjekjeve, qoftë të mundshme dhe të pamundshme, që ndonjëherë RRENA eshtë bërë E VËRTETË dhe E VËRTETA -RRENË?!!!

    Reply to this comment
  3. Pellazgos January 12, 00:40

    Po pse Amerika ka qene Angleze,Franceze,Spanjolle zoti GRUSHTI I Enver Hoxhes?
    Siperfaqja e Turqise ka qene Greke ku ka lindur Omiros eshte normale?
    Magna Grecia e Arkimedit d.m.th Italia e Jugut nuk ka qene Greke qe Pirrua I Epirit e cliroi nga barbaret Romake?
    Epiri apo Vorio Epiri eshte e Turqise?
    Ketu nuk flasim per Drejtesi por Interesa.

    Reply to this comment
    • Babalja January 12, 10:54

      Ashtu kane qene o “pellazgos” po nje gje nuk kuptoj une! Cpune kenj ju greket e sotem me helenet e lashte dhe cpune keni me Maqedonine e Aleksandrit te madh me tre gjysher iliro-epirote? Kete nuk kuptoj une per ju laramanet turq e arabe te Greqise politike te fuqive te medha te shek XVII?

      Reply to this comment
  4. Pellazgos January 12, 16:40

    Per fat te keq zoti Babalja,derri nuk di cfare eshte Nderi.
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere turkoallvanine.
    Kete donte te thoshte Cajupi.
    Kur te “zbulohet” Maqedonet dhe Ilyro Epirotet qe “flisnin” latinisht d.m.th Shqip,por shkruanin Greqisht atehere hajde te “flasim” per Al-banine.

    Reply to this comment
  5. GRUSHTI i Enver Hoxhës ! January 12, 17:39

    Babalja,

    të përgëzoj por, edhe shumë më shumë se kaq, për diturinë tënde, për edukatën tënde, për shqiptarinë tënde; prandaj edhe për bindjet tua të arsyeshme që, fatkeqësisht, tashmë nuk je i shpështë ndër shqiptarë !?!

    Rrofsh e qofsh gjatë kohë -Babalja dhe sa më shumë shqiptarë të përngjajshin ty dhe edhe qofshin si TY !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*