Zyrtarizohet falja e gjobave: Ja udhëzimi dhe formularët

August 29, 2014 16:24

Zyrtarizohet falja e gjobave: Ja udhëzimi dhe formularët

Është publikuar në Fletoren Zyrtare udhëzimi Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore, të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013.

Sipas udhëzimit, objekt i faljes janё gjobat që janë evidentuar ose kontabilizuar në regjistrat tatimorё (sistemi informatik ose kontabilitet) nga data 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013, nga:
a) Administrata tatimore qendrore, për gjobat e zbatuara nga drejtoritë rajonale tatimore dhe strukturat përkatëse tatimore në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve;
b) Administrata tatimore vendore në njësitë e qeverisjes vendore (bashki e komuna) për gjobat e zbatuara nga drejtoritë/zyrat përkatëse të taksave vendore.
Gjobat që falen janë gjobat që janë vendosur si pjesë e detyrimit tatimor, ku përfshihen si të tilla gjobat e vlerësuara për shkelje të dispozitave të legjislacionit tatimor.
 Falen gjobat e vlerësuara që lidhen me një tatim/kontribut të vlerësuar, tё cilat vendosen si pasojë dhe pjesë e tatimit/kontributit;
Falen gjobat e vlerësuara, tё cilat vendosen pavarësisht nëse ka detyrim tatimor (tatim/ kontribut) të vlerësuar ose jo;
Falen, gjithashtu:
a) gjobat për punonjës të padeklaruar apo të deklaruar me vonesë;
b) gjobat për mosinstalim të pajisjes fiskale;
c) gjobat për moslëshim të kuponit tatimor ose moslëshim të biletave.
4. Sipas pikёs 3 tё këtij udhёzimi, falen:
a) gjobat e vlerësuara që janë paguar ose kompensuar;
b) gjobat e vlerësuara që nuk janë paguar;
c) gjobat e vlerësuara që janë apeluar apo janë në proces apelimi, pavarësisht nga faza e apelimit në të cilën ndodhen (ankim administrativ apo gjyqësor) dhe pavarësisht nga vendimi i apelimit, nëse ka ndonjë vendim të tillë të dhënë, qoftë edhe i formës së prerë.
Është kusht që gjobat që përfitojnë nga falja të jenë të evidentuara ose të kontabilizuara në regjistrat tatimorë nga data 1 mars 2013 deri më datën 31 gusht 2013.
a) Këto gjoba konsiderohen të evidentuara nga 1 mars 2013 deri më 31 gusht 2013, nëse data e nxjerrjes së njoftim-vlerësimit është nga data 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013.
b) Data e kontabilizimit i referohet datës së regjistrimit të gjobave në kontabilitetin e drejtorisë rajonale tatimore përkatëse apo organit të ngjashëm të taksave vendore, jashtë sistemit informatik tatimor përkatës.
Si datë e evidentimit të gjobës konsiderohet data e nxjerrjes së njoftim vlerësimit tatimor (data e protokollit të drejtorisë rajonale tatimore/njësisë së ngjashme që ka përgjegjësinë të lëshojë aktin administrativ tatimor).
Udhëzimi përcakton që drejtoritë rajonale tatimore dhe zyrat tatimore të qeverisjes vendore, brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, evidentojnë në një listë tatimpaguesit që përfitojnë nga falja sipas këtij ligji.

akti per faljen

August 29, 2014 16:24
Komento

1 Koment

  1. XUME PROTOPAPA August 29, 17:58

    KUR BUJARUSHI SHKEL RREGULLAT E QARKULLIMIT

    Me kenaqesi u informova me kete dekret per faljen e gjobave para zgjedhore te vitit qe shkoi. Mbase nje pjese syresh mund te ishin edhe te drejta, por siç thuhet andej nga Vunoi i Himares se Nerenxit, ku seksi behet me njomeshtira, vete edhe i thati me te njomet !

    Po me ato te vjetrat çfare ben ministri Cani, i fameshem tashme per krahasimin seksual te patateve dhe trangujve me nuk i dihet se per ke e kishte fjalen aso kohe ne Kuvend?

    Thaset me monedha te arta te Krrabes me sa kemi lexuar u transportuan me shpinde e gomare. Nuk di ne kishte makine personale Cani apo t’ja kish huazuar Iliri i Metajve te Çepanit, per transportimin e metejshem deri ne destinacionin final.

    Bujari me shtate emra kish nje te tille, mbase po t’ja kerkonte edhe mund ta huazonte per nje kauze kaq humane sa çishte vjedhja e rezervave te arit te zhelemaneve shqiptare (i pelqen te na quaj keshtu Cani me kumbulla te thata ne vend te truve).

    Per te ngelur ne teme si do rekuperoje shumen e gjobes qe Bujarushi ka marre kur ngiste makinen e tij me targa TR 3885 S ne 20 majin e 2010-tes, se deri tani as e ka vene ne hesap te paguaje gangsterizmin kriminal kur nget makine ne publik.

    Kujdes ju fallxhoret e shoqerise URA E TABAKEVE, me presidente Joriden, po pate Nishanin ne timon, ngjituni ne ndonje peme deri sa te kaloje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim