Zyrtarizohet kandidati i dytë për postin e Kryeprokurorit

December 11, 2017 19:48

Zyrtarizohet kandidati i dytë për postin e Kryeprokurorit

Me përfundimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, kanë filluar edhe kandidaturat për postin e kryeprokurorit të përkohshëm. Një nga emrat e përfolur si kandidate për këtë detyrë, është edhe Arta Marku, prokurore në rrethin e Shkodrës.

41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001, dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi.

Gjithashtu, Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.

Deri më tani janë përfolur si kandidatë edhe prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj, BW.

Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00.

December 11, 2017 19:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*