Zyrtarizohet kandidatura e parë për Kryeprokuror të Përkohshëm

December 11, 2017 13:57

Zyrtarizohet kandidatura e parë për Kryeprokuror të Përkohshëm

 

Ferdinand Elezi, me detyrë Prokuror i rrethit të Durrësit ka dorëzuar sot dosjen në Kuvend për të garuar si Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm.

Elezi është edhe kandidati i parë në garën e çelur nga Kuvendi për pasues të Adriatik Llallës.

Aplikimet, për të dorëzuar dokumentet, do të qëndrojnë të hapura deri ditën e martë në orën 18:00.

Pak ditë më parë, Elezi zhvilloi një takim me Kryeprokurorin në detyrë, Adriatik Llalla të cilit i ka mbaruar që në datën 7 dhjetor, ndërsa Kuvendi ka çelur garën për pasusin e tij.

Kryeprokurori i ri që pritet të zgjidhet nga Kuvendi, do ketë mandat të përkohshëm deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

December 11, 2017 13:57
Komento

1 Koment

  1. L.H December 11, 14:52

    THUHET NGA VETE STRUKTURAT E PROKURORISE SE ESHTE PO AQE KRRIMINEL SA ADRIATIK LLALLA!
    Me mire prokuror i pergjithshem e i perkohsherm pastruesja e prokurorise…..se sa nje drejtues Prokurorise se avokatise se KRIMIT..Durres…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*