Zyrtarizohet kandidatura për presidentin e Federatës së Peshëngritjes

March 7, 2018 12:16

Zyrtarizohet kandidatura për presidentin e Federatës së Peshëngritjes

Ilirjan Topuzi zyrtarizon kandidaturën për president të Federatës Shqiptare së Peshëngritjes.

Aktualisht ai po mban postin e zëvendës Presidentit të Federatës Shqiptare së Peshëngritjes.

Zgjedhjet e reja për President të FSHP zhvillohen në 5 Prill 2018. Këto zgjedhje vijnë si rrjedhojë e dhënies së dorëheqjes së Elez Gjozaj nga posti i Presidentit. Në garë është edhe Thedhor Maskllavica.

Topuzi  ka qenë peshëngritës i Elbasanit në periudhën 1982-1992, dhe 1992-1993 me ekipin Livorno në Itali është shpallur nënkampion kombëtar në peshën 67 dhe 75 kg. Më parë ai ka qenë garues me kampionin e botës Luan Shabani, Pirro Dhima,Viktor Mitro,Mirjan Hakani, Ardjan Daka etj.

Ilirjan Topuzi duhet thënë se njihet në peshëngritje por edhe në biznes.

s.a/dita

March 7, 2018 12:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*