SKANDALI: Zyrtarja e lartë e BE-së, drejtuese offshore në Bahamas

September 22, 2016 23:50

SKANDALI: Zyrtarja e lartë e BE-së, drejtuese offshore në Bahamas

Për vite me radhë, Neelie Kroes i binte Europës pash më pash si një prej zyrtarëve më të lartë të Unionit, që paralajmëronte korporatat e mëdha se “nuk mund t’u fshiheshin dot” rregullave të BE-së.

Politikania holandeze publikisht rreshtohej krah qytetarëve të zakonshëm që “mezi paguajnë faturat” ndërkohë që kundravajtësit e mëdhenj “shijonin frytet e fitimeve të dyshimta”.

Si komisionere e BE-së për Politikat e Konkurrencës në periudhën 2004-2010, ajo ishte ndër komisarët kryesorë të BE-së që luftonin për ligjzbatimin, dhe ka qenë pesë herë në listën vjetore të revistës “Forbes” të 100 femrave më të fuqishme të botës.

Ajo që Kroes nuk i tha kurrë publikut –dhe as zyrtarëve të Komisionit Europian në deklaratat e detyrueshme të transparencës – ishte se ajo ka qenë e regjistruar si drejtuese e një kompanie offshore në ishujt Bahamas, parajsë fiskale e Karaibeve ku ruajtja e sekretit dhe struktura minimale e taksave ka tërhequr shumë kompani shumëkombëshe, por edhe shumë kriminelë.

Kroes ka qenë drejtuese e kompanisë Mint Holdings Ltd nga korriku 2000 në tetor 2009, pra përfshihet edhe periudha kur ka qenë në detyrën e lartë në BE.

Zbulimi i publikuar sot në DITA vjen nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, ICIJ, që në bashkëpunim me gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung kanë shtënë në dorë një tufë prej 1.3 milionë dosjesh nga regjistri kombëtar i Korporatave në Bahamas, ku përfshihen emrat e drejtuesve dhe në disa raste, të pronarëve për mbi 175 mijë kompani, truste dhe shoqëri të regjistruara në Bahamas në periudhën 1990-2016.

Përmes avokatit të vet, Kroes i deklaroi ICIJ-së dhe mediave partnere se ajo nuk e deklaroi qenien drejtuese e një kompanie offshore, ngaqë kjo kompani nuk hyri kurrë në operativitet.

Sipas avokatit, Mint Holdings ishte krijuar së bashku me një mik biznesmen nga Jordania të Kroes, (Amin Badr-El-Din) për të eksploruar shanset e mbledhjes së fondeve për blerjen e aseteve të gjigantit amerikan Enron-  me vlerë mbi 6 miliardë dollarë – Por marrëveshja nuk u arrit kurrë, pasi Enron falimentoi.

Dokumentet e Bahamas

Ndryshe nga Letrat e Panamasë, dokumentet e Bahamas janë jo kaq të detajuara, edhe pse ekspozojnë shumëçka. Kështu përmbajtja e këtyre dosjeve nuk sqaron nëse administratorët apo drejtorët e kompanive guackë e kontrollonin realisht kompaninë, apo vepronin si të emëruar.

Megjithatë, ICIJ njofton se ato ende janë duke u hetuar, dhe është zbuluar se marrëveshjet offshore kanë funksionuar më së miri për politikanë të botës, njerëz të krimit apo drejtues të biznesit, të kombinuar me bankierë e avokatë.

Në rastin konkret, ish zyrtarja e lartë e BE-së, përgjegjëse për luftën kundër konkurrencës së pandershme të korporatave, Neelie Kroes, stonon fort në detyrën publike që ka patur për shumë vite, përballë qenies drejtuese e një kompanie offshore që mund të shtinte në dorë 6 miliardë dollarë asete, e që nuk dihet se ç’veprimtari të tjera ka kryer. I ligjshëm ky dyshim, përderisa kompania bahameze ka mbetur aktive deri vonë.

Ironikisht, nofka e saj ishte “Steely Neelie” (Stilli Nilli, Nili e çeliktë!) për retorikën e ashpër kundër biznesit të madh. Pas këtij posti, Kroes ka qenë edhe komisionere dixhitale (2010-2014). Nëse e kanë ndihmuar apo jo këto poste, le të themi se aktualisht kjo 75 vjeçare është anëtare bordi e disa shumëkombësheve dhe këshilltare e Bank of America, Merrill Lynch dhe Uber.

DITA

September 22, 2016 23:50
Komento

7 Komente

  1. Gani USA September 23, 00:25

    Hmmm
    Keta qe na tregojne rrugen e ndritur te integrimit dmth 🙂

    Reply to this comment
  2. demo September 23, 06:32

    E deleguara.Kjo eshte e deleguara e kom.Partise.Nuk e kuptoj pse maloku Sali donte te behej me patjeter anetar i kom partise?.Pse maloku Sali donte te behej anetar i kom.Europjan? Aq sa per te marre firmen e operativit te sigurimit shiti lirine,aq sa per te marre firmen e Greqise shiti detin.Nuk i mjaftonte qe ishte mjek?Nuk i mjaftonte qe ishte kryeminister?Dreqi i merr vesh maloket.

    Reply to this comment
  3. Salah-politika e BE September 23, 09:16

    Armata e madhe e pederaseve e kurvave qe sot ngrohin zyrat e BE jane ato qe kane sjelle kete katrahure ne mbare Europen. Politika kurve me kurva e bythqire mbahet. Kjo politike ka ne krye krye kurven e Unionit, Merkel hanemin. Kjo rruge e kesaj politike duhet prere. Sepse jo vetem qe ka shkaterruar BE por po shkaterron dhe mbare Europen. Vazhdimi i kesaj politike qe ushqen keto krimba te neveritshem eshte vete asgjesim per Europen. BE si e tille sot ofron vetem kriza e super kriza nga financiare e klandestinesh der te kriza perfaqesimi nga krimbat qe dalin e bejne politike me logon e BE pas.

    Reply to this comment
  4. LLL September 23, 13:05

    Kompanitë offshore , në Bahamas apo kudo qofshin nuk janë Bin Ladeni që fshihej . Ato janë të ligjëshme , janë pjesë e kapitalizmit ” të ndritur ” që ne ëndërrojmë , veprojnë në ditën me diell dhe mbajnë sekret financat e tyre , si edhe bankat e Zvicrës .
    Ky stan këtë bulmet ka !
    Mor ju shqipëtarët , do I pranoni ligjet e kapitalizmit apo ç’mëndje kini ?!

    Reply to this comment
    • Gani USA September 23, 17:53

      mire ne nuk i pranojme.
      po keta gazetaret e ICIJ-se qe jane me te miret nga gjithe bota si ka mundesi nuk i pranojne as keta o LLLLLL?

      Reply to this comment
  5. Guri September 23, 14:51

    Marrëveshjet koncesionare të naftës në Shqipëri janë të lidhura me kompanitë fantazmë me rrënjë në detin e Karaibeve (offshore në ishujt Kayman, offshore në Ishujt Britanikë Virgine). Kjo ka ndodhur në kohën e qeverisë “Berisha”, dhe kjo po vazhdon edhe gjatë qeverisë “Rama”. Për këto veprime antishqiptare askush nuk vihet para përgjegjësisë. Populli rri dhe bënë sehir!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*