Nga Auron Tare
Një mori dokumentesh ende të pa botuara mbi Shqipërinë ndodhen në Arkivat Kombëtare Amerikane. Të klasifikuara sipas periudhave këto dokumente janë një pasuri e madhe mbi historinë e Shqipërisë. Megjithëse marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në dukje nuk kanë qenë shumë të zhvilluara, dokumentacioni i gjendur në këtë Arkiv është me shumë interes. Fatkeqësisht shumë pak i shfletuar nga historianët ky material mund të kontribuojë mbi një sërë çështjesh të panjohura ende.
Arkivi Kombëtar Amerikan i ndarë në disa shtete ka material me shumë vlerë që referojnë mbi Shqipërinë. I tillë është materiali i Dosjeve të Zbulimit Ushtarak Amerikan. Një Shërbim i pavarur i ushtrisë amerikane Zbulimi Ushtarak kishte për detyrë mbledhjen dhe klasifikimin e një morie informacionesh me karakter ushtarak. Një nga Dosjet me shumë interes mbi Shqipërinë është edhe Dosja e Gjeneralit Gjerman Hubert Lanz, Komandant i Divizionit XXII Malor “Gebirgsjaer”. Kjo Dosje e rrallë është marrja në pyetje e Gjeneralit Lanz nga zbuluesit amerikanë menjëherë pas kapitullimit të Gjermanisë. Gjenerali Lanz ishte Komandant i një njësie elitare që kishte nxjerrë nga radhët e saj Heroin e Shkretëtirës dhe një nga strategët ushtarakë më të famshëm, Gjeneralin Romel. Një Divizion elitar ai kishte luftuar nw frontin Rus duke i dalluar në Poloni, Rusinë Lindore e deri në betejën e famshme të Stalingradit.
Në 1943 Divizioni i XXII Malor u dërgua në Ballkan, përkatësisht në Shqipërinë e Jugut dhe Greqinë e Veriut, me detyrë pengimin e një zbarkimi të mundshëm britanik. Fjalët se britanikët do të zbarkonin në Ballkan ishin pjesë e një Operacioni të gjerë dizinformacioni nga ana e britanikëve me qëllim tërheqjen e vëmendjes nga zbarkimi i Normandisë. Gjithsesi Gjermanët në pritje të këtij zbarkimi dërguan Divizionin e XXI Malor dhe disa njësi ndihmëse me detyrë ndalimin e këtij Zbarkimi. Pjesë e këtij Misioni ishte edhe spastrimi i lëvizjes guerrile lokale apo neutralizimi i tyre pa luftë. Gjenerali Lanz, i cili hyri në Shqipëri në momentin kur italianët po kapitullonin, është një dëshmitar kyç i ngjarjeve në Shqipërinë e asaj kohe. Për herë të parë në këtë material ne shikojmë Luftën ndryshe nga vështrimi i kundërshtarit dhe oficerit i cili kishte për detyrë shkatërrimin e Lëvizjes Partizane.
Gjenerali Lanz është një dëshmitar shumë i rëndësishëm. Përveç profilit të tij ushtarak, ai ishte një prej pjesëmarrësve të grupit të oficerëve të cilët donin eliminimin e Hitlerit. I dyshuar nga Policia Sekrete ai shpëtoi falë angazhimit të tij në Ballkan. Për këtë arsye dëshmia e Gjeneralit Lanz mbi operacionet e tij ushtarake në Epir janë me një interes shumë të madh. Ai nuk ishte një nazist fanatik por një ushtarak karriere i cili bënte detyrën e ngarkuar. Për këtë arsye dëshmitë e tij duhen vlerësuar nga historianët si realiste dhe mjaft autentike. Si ushtarak ai vlerëson kundërshtarin e tij për guximin dhe trimëritë e treguara në fushën e betejës. Pranon se grupime politike pro gjermane shqiptare ndihmonin trupat e tij në luftën kundër partizanëve. Megjithatë këndvështrimi i tij mbi “rebelët’ shqiptarë është shumë interesant. Si oficer karriere ai i përmbahet konventave ndërkombëtare të Luftës dhe i cilëson çdo lloj njësish luftarake pa uniformë dhe të panjohur si pjesë e ushtrisë si “terroristë”. Dosja e Gjeneralit në Arkivin e Zbulimit Amerikan nuk është botuar asnjëherë nga autoritetet amerikane. Edhe pse Gjenerali Lanz botoi kujtimet e tij pas daljes nga Burgu në 1951, interrogimi i tij nga zbuluesit amerikanë ka mjaft detaje që nuk janë botuar në Librin e Gjeneralit.
Lanz u akuzua nga autoritetet amerikane si përgjegjës në masakrën e ushtarakëve Italianë në Kefalonia në Greqisë. U dënua me 15 vite burg në Nuremberg por doli nga burgu në fillimin e 1950. Dëshmitë e pa njohura të Gjeneralit Hubert Lanz janë me vlera të mëdha për historinë dhe një këndvështrim ndryshe për të kuptuar se historia nuk duhet parë vetëm me sytë e fitimtarit.
*
Origjina dhe organizimi i Partizanëve në zonën e kufirit Shqipëri-Greqi
Organizimi dhe komanda, morali dhe mënyra e luftimit ishte e njëjtë me disa prej grupeve që kishin filluar të operonin në Ballkan nën influencën e Moskës dhe drejtimin e Titos. Themeluesi dhe drejtuesi i EDES ishte Koloneli Zervas, një ish-oficer i ushtrisë Greke, i cili kishte shërbyer në ushtrinë Franceze në Luftën e Parë Botërore dhe pas një shërbimi të gjatë në ushtrinë Greke kishte dalë në pension me gradën Kolonel. Ai nuk ishte thirrur nën shërbim ushtarak në Luftën e Dytë Botërore, por ai do të kishte shërbyer vullnetarisht në ushtrinë Greke. Me dorëzimin e ushtrisë Greke dhe pushtimin e Greqisë nga Italianët, Zerva filloi përgatitjet për të organizuar një rezistencë ushtarake në verën e 1941. Në 9 Shtator 1941, në Athinë ai themeloi organizatën e tij në fshehtësinë më të madhe pa dijeni të asnjë autoriteti. Për të ruajtur sekretin, kjo organizatë u quajt “Organizata Nacional Demokratike”. Zerva u arrestua disa herë nga autoritetet Italiane për shkak të aktivitetit të tij, por gjithmonë ishte lënë i lirë. Ne verën e 1942 ai nuk ndihej më i sigurt në Athinë. Kështu që ai dhe mbështetësit e tij u larguan në malet e Epirit Jugor në Korrik të 1942. Ai zgjodhi këtë zonë pasi kishte mbështetje nga popullsia lokale, por edhe pasi linjat e komunikimit Italiane ishin më të dobëta.
Në 25 Tetor 1942, Koloneli Zerva filloi luftën kundër Italianëve duke pasur në komandë 98 partizanë. Objektivi i tij ishte ndërprerja e rrugës shumë të rëndësishme Italiane nga Shqipëria nëpërmjet Janinës dhe Artës. Në 10 Nëntor, gjatë aktivitetit të tij në këtë zonë dhe pikërisht në Argjira, Zerva ra në kontakt me oficerët Britanikë të cilët ishin dërguar në Greqi. Me kërkesën e tyre, ai e lëvizi zonën e aktivitetit të tij i ndjekur edhe nga mbështetësit e tij me objektivin për të hedhur në erë Urën e Georgopotamos, e cila ishte veçanërisht shumë e rëndësishme në furnizimin e ushtrisë okupuese. Pas këtij aksioni, ai mori vendim për t’u rikthyer në Epir ku të vazhdonte aktivitetin e tij kundër Italianëve. Gjatë kësaj periudhe, Britanikët filluan të furnizojnë nga ajri sistematikisht forcat partizane. Armë, pajisje, municione, sinjalistikë, si dhe uniforma Britanike hidheshin me parashutë në vende të parapërcaktuara në zonat partizane. Gjithashtu një Mision Ushtarak me12 oficerë Britanikë u atashua në Komandën e EDES në fillimin e 1942. Kjo erdhi si rezultat i sabotimit të Urës së Georgopotamos, por edhe si rezultat i propagandës që ju bë këtij aksioni. Kjo solli një efekt shumë pozitiv për EDES, ku vetëm për disa javë, një numër i madh vullnetarësh ju bashkuan kësaj force dhe numri u rrit në 600 vetë. Nga këta rekrutë Zerva krijoi tre apo katër grupime me rreth 150 apo 200 vetë. Deri në fillimin e 1943, rreth 30% e kësaj force ishin të veshur me uniforma ushtarake, ndërsa rreth 70% akoma mbanin veshje civile. Për të mbuluar këtë boshllëk u krijuan shenja ushtarake lokale (me shkrime të bardha në fushë të zezë) për t’i dhënë kësaj force një karakter ushtarak. Këto shenja dalluese mund të binin në sy në rreth 25 metra largësi, por që mund të hiqeshin shumë kollaj. Përpjekjet e autoriteteve për ta kapur Zervën dështuan gjatë kësaj kohe, megjithëse një çmim i lartë u vendos për kokën e tij. Si zakonisht, këto lloj përpjekjesh kanë efektin e kundërt dhe reputacioni i tij u popullarizua shumë, aq më tepër kur Britanikët i dhanë një dekoratë për përpjekjet e tij në sabotimin e Urës se Georgopotamos.
Me përfshirjen e Britanikëve në radhët e forcave të Zervas dhe dështimet e forcave Italiane për të ndryshuar situatën, më shumë vullnetarë ju bashkuan forcave të Zervës. Në Mars të 1942, forca e tyre numërohej tek rreth 4 mijë persona dhe në Korrik rreth 7 mijë persona, duke krijuar tashmë nevojën e organizimit të kësaj force në kompani, batalione dhe regjimente. (Ekspertët ushtarakë, në fakt, e kuptuan menjëherë që këto ishin thjesht përcaktime ushtarake dhe jo organizim ushtarak i qëndrueshëm, por megjithatë këto përcaktime luajtën rol në rritjen e moralit të partizanëve, por edhe në krijimin e një situate konfuze për italianët.) Këto njësi ishin të drejtuara nga ish-oficerë të ushtrisë, apo edhe thjesht katede ushtarake, apo edhe fshatarë të thjeshtë të cilët ishin provuar në betejë. Si rezultat i ndihmës ushtarake Britanike nga ajri, një pjesë e këtyre njësive u furnizuan me armatime moderne. Uniformat ishin gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtyre ndihmave dhe deri në Korrik të 1943, pjesa më e madhe e njësive ishin tashmë të veshura me uniformë ushtarake. Në 23 Korrik të 1943 emri i EDES u ndryshua në “njësitë guerile nacionaliste greke”. Aktiviteti gjithnjë në rritje i partizanëve Grekë solli si rezultat tërheqjen gjithnjë e më shumë të Italianëve nga kjo zonë. Italianët mbanin vetëm qendrat e mëdha, ndërsa zonat malore ishin në duart e guerileve. Fitorja dukej në horizont nga popullsia Greke, kur një ndryshim i situatës solli edhe ndryshime të thella. Në 23 Qershor 1943, Divizioni i Parë Malor Gjerman hyri në Epir nga territori Shqiptar. Partizanët u përballën me një forcë në veçanti me eksperiencë të madhe luftimesh dhe një faze e re lufte filloi për njësite guerile.
Duke parë këtë situatë, Britanikët nuk ndenjën duarkryq. Në fundin e Korrikut të 1943 ata arritën që t’i unifikonin të gjitha grupimet politike partizane në Greqi. Kundërshtimet midis dy prej forcave kryesore luftuese në Greqi, Nacionalistët e EDES dhe Komunistët e ELAS nuk mund të toleroheshin më prej Britanikëve. Zervas duhej tashmë të modifikonte objektivat e tij në këndvështrimin e ri të presionit Gjerman dhe kërcënimit që i vinte nga ELAS dhe kërkesave të Britanikëve. Në këtë moment, të gjitha forcat guerile ishin njohur si pjesë e Forcës Mesdhetare Lindore dhe nën Komandën e Lartë në Kajro, ashtu siç u komunikua në Radio Kajro. Komanda të përbashkëta partizane u stabilizuan në Pertouli në Thesali nën vëzhgimin Britanik. Këto njësi u organizuan dhe u trajnuan nga oficerët Britanikë sipas rregulloreve të ushtrisë Greke. Kështu që Gjermanët u përballën me një front të përbashkët partizan me një moral të lartë si rezultat i fitoreve të tyre kundër ushtrisë Italiane dhe të pajisur mirë nga furnizimet Britanike nga ajri. Shumë prej guerileve ishin të pajisur me armë automatike dhe gjysmë automatike. Disa mortaja Italiane të kapura më pare ishin në duart e tyre gjithashtu. Gjithashtu pajisje radiosh të dërguara dhe të operuara nga personel Britanik ishin në përdorim në shkallë të gjerë. Një numër postash vëzhguese ishin në kontakt me Komandën nëpërmjet radiove dhe operonin në sabotime të ndryshme apo edhe në prita ndaj makinave Italiane.
Me hyrjen e Divizionit Malor Gjerman në këtë zonë, luftimet morën një karakter tjetër pasi ushtari Gjerman ishte i një kualiteti të ndryshëm nga ushtari i frikësuar Italian. Rrugët të cilat kontrolloheshin nga bandat guerile u hapën, u siguruan dhe u pastruan nga minat. Në veçanti rruga e rëndësishme Trikalla-Janinë, një rrugë e cila ishte bllokuar prej vitesh nga aktiviteti i guerileve, tashmë u hap pas disa ditë luftimesh. Me disa operacione pastrimi në zona të rëndësishme, aktiviteti i njësive Gjermane krijoi siguri. Të gjitha këto operacione ishin aq shumë të kushtueshme për guerilet, sa që aktiviteti i tyre ra shumë në dimrin e ‘43-‘44 dhe numri i tyre qëndroi në gati 7 mijë vetë. Në Tetor të ‘43 me kapitullimin e ushtrisë Italiane dhe çarmatimin e njësive ushtarake Italiane në Greqi, Komanda Gjermane në Epir vendosi ndërprerjen e aktivitetit partizan në këtë zonë. Një kërkesë e jona për Komandën e Lartë e Ëermahtit për negociata me liderët e njësive nacionaliste u refuzua personalisht nga Hitleri, i cili kërkoi dorëzimin pa kushte të bandave guerile. Meqënëse kjo përgjigje ishte shumë larg realitetit të betejës në terren që shikohej nga Komanda e Lartë e Ëermahtit, u detyrova që ta merrja situatën vetë në dorë. Duke kuptuar ndarjen e madhe ideologjike midis Trupave të Zervës dhe njësive komuniste të ELAS, i propozova Zervës një armëpushim me njësitë Gjermane duke evituar humbjet në popullsinë lokale dhe njësitë e tij dhe të bashkonim forcat në luftën kundër komunistëve.
Gjenerali Zerva e kuptoi menjëherë avantazhin e këtij propozimi të bërë nga Komanda Gjermane e Divizionit XXII Malor për vendin e tij në përgjithësi, por edhe për EDES në veçanti. Megjithatë ai nuk mundej të vepronte pa instruksione nga Britanikët dhe për këtë gjë ju drejtua Kajros. Ashtu siç edhe pritej, prej andej mori një përgjigje negative. Megjithatë pozitat reale të tij në terren si dhe logjika e ngjarjeve influenconin më shumë se përgjigjet e Komandës së Lartë Britanike apo propozimi i Komandës Gjermane. Megjithëse jo zyrtarisht, një hap bashkëpunimi midis trupave Gjermane dhe partizanëve nacionalistë filloi të vendosej në mënyrë të heshtur. Luftimet nga të dyja palët filluan të rralloheshin deri sa u shuan fare. Kontaktet, megjithëse në mënyrë jo formale, u mbajtën midis përfaqësuesve të EDES dhe Komandës Gjermane. Gjatë periudhës së pranverës të vitit 1944, kur presioni i forcave komuniste nga Veriu drejt Jugut filloi të rritej dhe pjesë të tjera të Epirit filluan të merreshin nga forcat komuniste, përsëri Komanda Gjermane e Divizionit Malor i ofroi ndihmë Liderit të EDES. Këtë radhë me sukses. Të gjitha luftimet u ndërprenë dhe Zerva mbajti lidhje me Komandantin Gjerman të Janinës, me të cilin ndërmori operacione të përbashkëta kundër komunistëve. Në këtë mënyrë, nacionalistët kishin avantazhin që jo vetëm t’i zmbrapsnin komunistët, por edhe të furnizonin njësitë e tyre luftarake nëpërmjet ardhjes së vullnetarëve apo edhe rekrutimeve sistematike. Në këtë mënyrë, forca e tij arriti në 15 mijë persona në Gusht të 1944. Ndërkohë, Misioni Ushtarak Amerikan i ishte bashkuar Misionit Ushtarak Britanik për të ndihmuar partizanët në luftën kundër forcave Gjermane. Gjithsesi kjo nuk e pengoi EDES që të bashkëpunonte në mënyrë të heshtur me Trupat Gjermane.
Ndryshimi i situatës luftarake në verën e 1944 në frontin Europian solli sigurisht edhe një fazë të re në luftimet e Epirit dhe në Shqipëri. Si rezultat i kapitullimit të forcave ushtarake Rumune dhe Bullgare dhe dezertimit nga ushtria e Boshtit, por edhe avancimi i trupave të Ushtrisë së Kuqe në Ballkan, sollën ngritjen e moralit për partizanët komunistë. Po kështu, ndihma materiale e aleatëve, e cila tashmë po vinte jo vetëm nga ajri, por edhe nga deti, i ndihmoi shumë komunistët, të cilët tashmë kishin mbi 20 mijë vetë nën komandë.
Në disa sulme të furishme në këtë periudhë, Zerva u mundua që t’i shfaroste “ish-shokët’” e dikurshëm. Beteja të përgjakshme ndodhën në Jug dhe Perëndim të Epirit ku trupat e EDES humbën mjaft vetë si rezultat i superioritetit të forcave Gjermane. Për këtë arsye Zerva kishte në dispozicion vetëm 8 mijë trupa kur në Tetor të 1944 Gjermanët braktisën Epirin dhe kufirin me Shqipërinë. Me këto trupa ai mori Janinën e cila ishte e braktisur tashmë. Si rezultat i betejës që ai pati me komunistët të cilët e superonin në numër 3 me 1, Zerva pësoi shumë humbje dhe e braktisi Epirin duke u hedhur në ishujt Jonianë.
1. ky artikull tregon qartë që këta që u dënuan për krime lufte në nuremberg u bënë palë me imperializmin
dhe
2. anglia dhe amerika kanë qenë furnizues të zervës shovinistit që bëri masakër në çamëri.
kjo tregon qartë një fakt historik që imperializmi monark protestant anglez i ka mbështetue shovinistët grekë që të copëtonin shqipërinë dhe të manipulonin historinë
Cfare do te mean interrogim bikoz ne kantrimenat nuk e anderstendojme.Ne mos une Jo rong me duket se it miins “me marr ne pyetje’
Nga titulli , kujtova se behej fjale per luften partizane , NCL NE shqiperi , por ne te vertete u beka fjale per luften ne Greqi .
Auron kokepagurja oficer bir pas babe e gjyshi sic i thonin jugaret o me dele o me kapele. Batakcinj e te pakulture jane kto tare tarellaret, ndersa ketij i eshte mbush mendja se eshte historian. Edhe shkollen ushtarake e ka marre me korrespondence se ishte basketbollist dhe i biri i isa boles.
Merr ca te ashtuquajtura dokumenta arkivash, i perkthen ashtu shtremet edhe i duket se coc po ben. Ky birbo shkoi ne amerike po se cau dot, ose e perzuri gruaja e vet. Asnje pune ska dit te beje ne jeten e vet ky gerdalla, tani vjen verdalle si muti rrotull pellgut. Qenie e peshtire.
I nderuar, keni bere nje pune te lavderuar. Suksese te metejshme.
Artikuĺl shumë interesant kur dëgjon çfarë thotë kundërshtari për luftën heroike partizane.
Shkrimin e Tares e lexova me shumë interes sepse flet për figurën e zezë të Zervas i cili masakroi bashkëvëllezërit e vet çamë. Nga atdhemohonjësit pritet çdo gjë.
O dita ,ne sot po presim qe Sali Berisha nga dita ne dite t’a futim ne burg dhe ti me kete artikull na can trapin.Fshati digjet ,kurva krihet.Me sa shoh ke perbrenda saliniste .Eshte e drejta e tyre edhe e enverist sepse jemi demokraci.Por per kete muaj jepi drejtim shtypit.Vendos qe Dita eshte pro amerikane apo anti antiamerikane .Kjo eshte ne linjen tuaj:partizane dhe balliste,zogiste me documenta leshi qe vet I shkruani e vet I lexoni.Kaq per sot.