Për helmimin politik të TV-ve tona

Arben Duka May 2, 2015 20:30

Për helmimin politik të TV-ve tona

Ndonjëherë kur punët,
vë në terezi,
shikoj Edi Ramën,
duke ndarë tapi!

Shoh dy-tri minuta,
më shumë s’mund t’ia dal,
por shoh që “tapitë”,
janë në çdo kanal!

Duket-gjithë ekranet,
Janë si portative,
se të njëjtën gjë,
japin të gjithë live!

Të gjithë ja kanë marrë,
dorën kësaj pune,
ndaj të shumtit janë,
si TV komune!

Shumicë e programit,
shkon me politikë,
po unë dot s’u them:
“Ah ju rëntë një pikë!”

Asgjë s’ka ndryshuar,
tek TV-të-o Zot,
çfarë kanë bërë dje,
e bëjnë dhe sot!

Gjithkush kush ka qenë,
i parë qeverie,
na është bërë për dreq,
si pjesëtar shtëpie!

Medias fukareshë,
mund t’i heqësh brekët,
ndaj ato vrapojnë,
atje ku janë lekët!

Kjo punë gjithmonë,
po kështu ka shkuar,
se s’kanë para,
për të mbijetuar!

Mos qe Dixhitalbi,
mor për Perëndinë,
shumica nga ne,
do qem’ në çmendinë!

Do qem’ në çmendinë,
shumica dhe pikë,
diagnoza fiks:
“Helmim politik!”

Meqë Dixhitalbi,
na u bë shpëtim,
duhet që të shpallet,
“Nderi i Kombit” tim!

Mendo mos e kishim,
këtë mik të vjetër,
bo-bo ç’do të hiqnim,
nga ata surretër!

Mendo ç’do të hiqnim,
ditë edhe natë,
sidomos tani,
që kemi fushatë!

Edhe më i urti,
do soste durimin,
nga një anë Erionin,
nga një anë Halimin!

Me ta do të zgjoheni,
dhe me ta do flini,
nga një anë Lulashi,
nga një anë Edvini!

E Enjtja-në kokë,
si tokmak na bie,
ndaj unë atë ditë,
e kam ditë zie!

Zi me detyrim,
kjo është në fakt,
kur me TV-lajmet,
shkëpus çdo kontakt!

Aty veç Saliu,
pëllet dy-tri orë,
na bën çdo të Enjte,
një krim mjedisor!

S’ka kurrfarë ilaçi,
po s’e gjete vetë,
mos i shih qelbashët,
dhe do flesh i qetë!

Arben Duka May 2, 2015 20:30
Komento

13 Komente

  1. guri shabani May 2, 21:14

    Te lumt pena dhe mendja.
    Je i pashtershem ,per cdo problem e ke gati poezine ,por me cilen nuk vej asnje.Dhe njeher suksese .

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist May 3, 07:15

      Si ty dhe mua
      me kujtohet Çilja
      qe ne krah te mengjer
      I ka shkuar bilja !!!

      Ajo poezi
      Ndryshe nga te tjerat
      Mendoj se Poetit
      I ka ngritur vlerat

      Poeti eshte lart
      Ne çdo varg qe shkruan
      Ndonje ham e hum
      Me gure e gjuan !!

      Poeti ka mendjen
      dhe doren e arte
      shume qendrojne poshte
      ai qendron larte !!

      e ka gjithmone gati
      penen per te shkruar
      vetem injorantet
      kurre se kane kuptuar!!

      Vetem injorantet
      Hedhin gure e balte
      Kjo e ben Poetin
      Te qendroje shume lart

      Poeti eshte lart
      Te tjeret ne toke
      Kush hedh gure e balte
      I bie ne koke!!

      Me grishe mendimet
      Kur permende Çilen
      Çfare t’i kujtosh Çiles
      Trapin apo bilen !!

      Çilja- trap i teri
      i’a ka thene Erioni
      Bile – ne çdo gji
      I thith biberoni…!!

      Ketu po e mbyll
      Tani eshte mengjes
      Ty edhe Poetin
      Une ju pershendes

      Reply to this comment
  2. GAMORI May 2, 23:01

    YLLI I PENDES SE ARTE

    Reply to this comment
  3. Tartufi May 3, 00:10

    Pershendetje nga une o Thano. Ke bene idealen qe i ke lene nje kend ne qoshe tek Dita
    poetit tone te pa lodhur.Le ta kritikojme ne disa here poetin,keto kritika jane shum te vogla
    perpara vargut te tij te brilante.

    Gjithkush kush ka qene
    i pare qeverie
    na eshte bene per dite
    si grua lavire

    Reply to this comment
    • LOVE May 3, 09:23

      Prsh. i nderuar
      e keni marre seriozisht “poetin” , po ka ber shaka sot
      Eshte i preokupuar se i kane rene shikimet TCH
      Ramen e ka te parin e kuvendit ,se hedh poshte .[ e ka nga zori ,se ka ne gjak partine ,po i lexohet nje neveri drej kryevizatimorit ne fakt]
      ka heq foton e enferrit dhe ka vene foton e EDverit 😛
      keta nga udheheqesit vec perendia i ndan ….

      Reply to this comment
  4. intelektuali May 3, 05:04

    nga nje ane LULASHI,
    ne tjetren EDVINI
    si ne koh te ENVERIT
    po iken EKSODI
    drejt PERENDIMIT

    se asgje nuk ka levizur
    qe nga Koha e QEPES
    kur tapite ndante ENVERI
    me nje levizje te PENES

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 3, 09:23

      dihen sekretet se çfare kane qejf
      te degjojne shqiptaret me Njvel mesatar .

      Egzistojne 5 kategori genjeshtre

      Genjeshtra e Thjeshte
      parashikimi i kohes
      Statistikat
      Genjeshtra diplomatike
      Komunikatat Zyrtare .

      Duhet te kujtoni keto
      sa here shikoni TV , e lexoni gazetat .

      Ne amirike ne kete periudhe
      te Historise boterore Shtyp te PAVARUR NUK EGZISTON .

      Puna e Gazetarit eshte qe te Shkateroje
      te verteten , Te genjeje Paturp , -…………………………………
      …………………..
      Deri sa te shese VENDIN e tij ,
      Njerzit e tij per Buken e perditshme .

      Nasrydin — INTELEKTUALE .

      NUK eshte çmenduri te Besh gezuar
      per LIRINE E SHTYPIT KAPITALIST ?

      Ne jemi vasalet e njerzve te pasur ,
      qe qendrojne mbas PERDES
      Ne jemi KUKULLA , DHE ata levizin fijet ,
      dhe drejtojne Vallzimin tone JETIK .

      Talenti yne ,
      Mundesite tona ,
      Jeta jone ,
      Eshte pron e tjeter kujt .

      Tartuf – shellira

      E shikon pra qe lufta e KLLASAVE VAZHDON ?
      dhe nuk e shpiku enveri ?

      Reply to this comment
  5. sopiqoti May 3, 08:13

    Aman o zoti Arben Duka ,na thur dicka per ” ..a n a l i s t e t..”qe na kane mbire ne cdo ekran tv.Uluir kambe kryq ne kolltuqe ata drejtohen me shkop ne dore her nga Fejzi kapedani dhe her nga tavolina nga Babameto,vasili e tj.Tani kete detyre e ka mare edhe Rakipi.E c’taksirat kemi ne te ndigjojme opinionet shterpe te Bushatit,te Shkullakut,te atij e te ketij.Mendimi i analisteve eshte aq i thelle sa ne momente te caktuar na lele me goje hapur nga ato llokacitjet qe thone.

    Reply to this comment
  6. Baba Ali Tomori May 3, 08:49

    O Arben i dashur! Une, Baba Ali Tomorri te bej rixha te me qendisesh ne poezi ate Like Floririn.

    Reply to this comment
    • LOVE May 3, 09:43

      ti Baba Ali Tomorri me vure ne mendime dhe mua
      thashe mos te flas ,po une flas pa leje gjithmone 🙂
      me Liken nuk ngaterrohemi dot ….ne mezi e kemi
      me Liken fitojne te gjithe ,ta spjegoj dhe perse
      ne ate 23 qershorin e ngjalave ,ops te zgjedhave …eee zgjedhjeve
      LSI nxori parullen :Voto LSI voto punesimin
      ne cdo shoqeri te civilizuar do ishin paditur per nje gje te tille
      sepse punesimet jane me konkurs,merite ,eksperience , pfff keto fjale nuk njihen aty ne vendin e majmuneve , ne vendin e kristaloreve te Likes
      aty po je me LSI dhe ke kriteret e Lizes ,je ne pune ..drejtoresh te ben partia
      tani vijme te ky 21 qershori ….lexo parullen e Likes :Me shume sherbim dhe punesim ” dmth meritokracia ,studimi ,konkursi ,perseri aty ngecin ,te Likja
      eh ,c’te te them me ,
      mua me mjafton qe hoqen ate parrullen e Integrimit
      kur dilte Likja dhe fliste per integrimin e shqiptareve ne Europe , mua
      me dukej vetja sikur punoja per MARK FRROKUN ne Bruksel Midi
      Ndihesha me mire te beja kete pune ,sesa te me integronte LSI 🙂

      nuk i themi dot gje Likes ,eshte tamam fytyra e politikes tone ,
      eshte ajo cka meritojme !

      Reply to this comment
  7. Baba Ali Tomori May 3, 08:50

    O Arben i dashur! Une, Baba Ali Tomorri te bej rixha te me qendisesh ne poezi ate Like Floririn. Po pse e ke harruar Liken o Arben Duka? Me ke vene ne mendime edhe mua Baba Ali Tomorrin qe te kame dhene te gjitha ato urta!

    Reply to this comment
  8. ivani i madh May 3, 15:15

    Poet respekte poemë e bukur po e ekzagjeruar me Dixhitalin se është nje nga kompanitë që po e vjedh me shumë këtë popull me tarifat tej te kripura sidomos për vëllezërit tanë emigrantë .Dhe tjetra te gjitha keto tv në paketën e Dixhitalit janë prandaj mos na i nxir te pastër e humane se në nje kope bën pjesë të mos them pronari i saj.Përshëndetje dhe kritikë dashamirëse.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*